FOTOT/ Mediat amerikane zbulojnë të vërtetën e qenit hero me medalje nderi

31 Tetor 2019, 14:23Bota TEMA
FOTOT/ Mediat amerikane zbulojnë të vërtetën e qenit hero me

Fotografia e qenit-heroit Conan që mori pjesë në sulmin ndaj liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi, ka bërë xhiro në të gjithë botën.

Presidenti Donald Trump e ka vlerësuar qenin hero me medaljen e nderit, medalja më e lartë për heronjtë e luftës.

Por New York Times zbulon se fotografia e Trump me qenin është e rreme.

Fotografia që ka shpërndarë Trump, sipas Daily Wire, një sit konservator, është në të vërtetë një version i modifikuar i një fotografie të vjetër të Trump që i jep medaljen e nderit në vitin 2017, James McCloughan, një mjek në pension i ushtrisë amerikane i nderuar për shpëtimin e jetës së dhjetë personave gjatë Luftës së Vietnamit.

Një hero amerikan” shkroi presidenti, duke ripostuar kështu foton që faktikisht, kishte ndryshuar fytyrën e James McCloughan, një veteran nga Vietnami, të cilit i dha Medaljen e Nderit në vitin 2017, duke vendosur në vend të saj kokën e qenit.

Po përmes Twitterit, Trump konfirmoi se Conan do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë nga java e ardhshme. Ndonëse kritikët u lëshuan me qortime mbi presidentin duke thënë se ai nuk ka respektuar imazhin e veteranit, vetë McCloughan tha se nuk mërzitej, dhe se Conani e meritonte.

Një gjë e tillë, praktikisht e njeh qenin si pjesë të atij ekipi njerëzish të guximshëm”, u shpreh ai për New York Times.

2 komente në “FOTOT/ Mediat amerikane zbulojnë të vërtetën e qenit hero me medalje nderi”

  1. Trump says:

    Cfare tjeter do presesh nga nje idiot qe qua vehten e tij, gjeni?

  2. taras bulba says:

    Hahahaha mashtrus i keq Trumpi , vetem per nje gje i heq kapelen , e tha dhe e beri , e ngriti ekonomine amerikane atje ku duhej , se e kishin vene poshte shushunjat si Gjermania dhe Kina dhe spo merte fryme , Sa erdhi Trumpi cdo gje nevendin e vet ………
    Kishte gjetur Obaman Merkeli dhe bente te forten , prandaj sa hypi ne fuqi Trumpi , i ngriu buzeqeshja gudufes se Honeckerit………vetem per kete do kujtohet presidenti amerikan Donald Trump , te tjerat pastaj , twitter, gojore , hahahahahah te tilla …mbetet 1-shi
    Si gjite te tjeret i duan shqiptaret, ecbepse Edi Rama u vendos hapur ne anen e Clinton, prap se prap ai nuk i mbaiti inat , si ca te tjereve qe akoma mbajne radhen ta takojne………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje