Ministria e Mbrojtjes ruse, ka deklaruar gjatë ditës së sotme se një kolonë ushtarake amerikane është sulmuar nga militantë të mbështetur nga Turqia në Siri. Sipas raportimit nuk ka patur asnjë viktimë.
Mësohet se trupat amerikane duke shkuar drejt kufirit të Irakut janë sulmuar nga toka e mbajtur nga militantët e mbështetur nga Turqia në veri të Sirisë. Sulmi ka ardhur pas një tërheqje të trupave SHBA nga rajoni.
Karvani po udhëtonte përgjatë autostradës M4 e cila shkon paralelisht me kufirin turk përmes hapësirës territoriale së kapur nga Turqia gjatë ofensivës së saj anti-kurde ‘Pranvera e Paqes’.
Trupat amerikane u sulmuan nga territori i kontrolluar nga luftëtarët pro-turq të Ushtrive Kombëtare Siriane. U raportua se askush nuk u lëndua në këtë incident.
Shkëmbimi i raportuar u bë në mes të një tërheqjeje amerikane nga Siria veriore, ku forcat amerikane kishin luftuar së bashku me milicitë kurde kundër Shtetit Islamik (IS, dikur ISIS).