Maduro: Amerika Latine ngritet kundër kapitalizmit të egër

4 Nëntor 2019, 16:27Bota TEMA

Presidenti i Venezuelas, Nicolas Maduro, tha se njerëzit nga i gjithë rajoni ngriten kundër “kapitalizmit të egër”, veçanërisht modelit neoliberal të nxitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), transmeton Anadolu Agency.

“Edhe pse duket se neoliberalizmi ka marrë kontrollin mbi Amerikën Latine, është emocionuese të shohësh popullin kilian të ngritet kundër një kushtetute që ndjek hapat e diktaturës së Pinochet-it”, tha Maduro në fjalimin e tij përmbyllës në Kongresin e tretë anti-imperialist të mbajtur në Kuba, përcjell kanali televiziv lokal TeleSur.

Nga mesi i tetorit, protestuesit refuzuan të paguajnë biletat e metrosë në kryeqytetin e Kilit, Santiago, duke protestuar kundër rritjes prej 4 për qind të tarifave të transportit.

Që atëherë, të paktën 23 persona kanë humbur jetën në protestat anti-qeveritare që janë në vazhdim e sipër.

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, njoftoi për lëshimet e bëra, duke përfshirë edhe kthimin prapa të rritjes së çmimeve, rritjen e rrogës minimale dhe prolongimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike deri vitin e ardhshëm, në tentim për të zbutur konfliktin.

“Ekziston një kryengritje e përgjithshme e popullit kundër modelit të përjashtimit, privatizimit, varfërimit dhe individualizmit të kapitalizmit të egër neoliberal të FMN-së”, tha Maduro.

Ai shtoi se ishte Kuba ajo që i bëri thirrje botës që të “debatojë, studiojë dhe demaskojë politikat e sundimit financiar të FMN-së”.

“Në Venezuelë, një projekt alternativ për neoliberalizmin nuk do të përsëritet kurrë. Revolucioni Bolivarian u shfaq si një përgjigje e hershme për të demonstruar se mund të ndërtohet një shoqëri që garanton të drejtat sociale për popullin e tij”, tha Maduro.

Më shumë se 1.000 delegatë nga 95 shtete morrën pjesë në ngjarje për të diskutuar tema si bota para tregtisë së lirë dhe korporatave transnacionale, dekolonizimi, lufta kulturore, komunikimi strategjik, lufta sociale dhe strategjitë për vazhdimësinë e luftimeve, demokracia, sovraniteti dhe anti-imperializmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje