Shpërthim me tritol në një banesë në Maqellarë të Dibrës. Sipas informacioneve të para shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Gazmir Kosiçi.
Mësohet se para një viti Gazmir Kosiçit i kanë vrarë djalin Elsi Kosiçi.
Fatmirësisht nga shperthimi nuk ka pasur te lenduar.
Nje vit me pare i biri i Gazmir Kosiçit, Elsi atëherë 32 vjeç, u ekzekutua në oborrin e banesës së tij.
Si ndodhi ngjarja:
Rreth orës 01:30, krismat e armës kanë terrorizuar pjesëtarët e familjes Kosiqi në Maqellarë. Në momentin që kanë dalë jashtë, ata kanë parë trupin e pajetë të 32- vjeçarit dhe menjëherë kanë sinjalizuar policinë, e cila ka mbërritur shpejt në vendngjarje. Pas kryerjes së veprimeve paraprake, blutë kanë gjetur dhe sekuestruar në oborrin e banesës së kësaj familjeje dy gëzhoja kallashnikovi.
Pasi e thirrën në emër, ishin tri të shtëna me armën e zjarrit që i morën jetën 32-vjeçarit.
(TemA)
O ti gazetar!
Kjo Maqellara ku bie? Ne Kroaci?
Jo Kosiç o kungull. E ka Kosiq. Eshte nga fisi i Servet Kosiqit, brigadierit te dalluar te kohes se Enverit.
Te pakten ne ate kohe gazetaret e dinin gjuhen shqipe.