Berlini, një përgjigje të ashpër Macronit: Mos e prish NATO-n!

11 Nëntor 2019, 09:16Bota TEMA

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka kundërshtuar minimin e aleancës së sigurisë së NATO-s, e cila është përgjigjja më e mprehtë e Berlinit ndaj kritikave nga Presidenti francez Emmanuel Macron.

Macron i tha “The Economist” në fillim të javë së kaluar se NATO ishte “në një gjendje vdekjeje klinike” për shkak të mungesës së koordinimit dhe paparashikueshmërisë së presidentit amerikan Donald Trump

“Do të ishte e gabuar të minohet Aleanca. Pa SHBA, as Gjermania dhe as Evropa nuk janë në gjendje ta mbrojnë veten në mënyrë efektive” shkruan Mas në një kolonë te Die Spiegel.

Por Mas mbështeti thirrjen e Macron për forcimin e aftësive ushtarake të Evropës.

“Kjo është arsyeja pse së bashku me Francën jemi duke punuar shumë për të ndërtuar një Evropë që do të bashkëpunojë shumë më ngushtë për çështjen e politikës së sigurisë”, shkroi Mas.

Ai paralajmëroi që BE dhe NATO nuk duhet të kundërshtojnë njëri-tjetrin.

“Po, ne duam një Evropë të fortë dhe sovrane, por si pjesë e një NATO-je të fortë, jo si një zëvendësim për të”, thotë Mas.

Mas bëri thirrje për krijimin e një Këshilli Evropian të Sigurisë, nga i cili Mbretëria e Bashkuar do të ishte anëtare, pavarësisht daljes së Londrës nga BE.

1 komente në “Berlini, një përgjigje të ashpër Macronit: Mos e prish NATO-n!”

  1. Berti says:

    K…a franceze foli prape

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje