Nga Artur Ajazi
Mbaj mend se, kur Ilir Meta u votua nga shumica e ligjvënësve në Parlament si kreu i shtetit dhe “njeriu mbi palët”, mbajti një fjalim të shkurtër, dhe bëri një “betim” siç e ka zakon ta bëjë ai në raste të tilla. U betua se “unë Ilir Meta do të jem gardian i ligjit, i Kushtetutës, se do të zbatoj ligjet e vendit tim, se do të respektoj vullnetin e këtij Parlamenti, se do të jem mbi interesat e partive politike, mbi interesat e palëve, se do të mbroj interesat e shqiptarëve kudo janë”, e tërrci e verrci. Foli Meta atë ditë në Parlement, por mëndjen e kishte tek Monika, tek Saliu, tek LSI dhe tek PD, e kishte mëndjen tek plane të vjetra dhe të reja që e prisnin.
Pra ishte me trup në sallën e Parlamentit dhe me mëndje “gjetkë”, ndoshta tek meraku se cilin do të afronte në stafin e tij të ngushtë, sikur ta dinte se jashtë e prisnin ta uronin “miq opozitaristë” me të cilët ai një ditë do të udhëtonte në male, lumenj dhe fusha sporti. Pak kush e besonte se Meta do të ishte “bir besnik i ligjit dhe Kushtetutës”, pak kush e besonte se kryetari de jure i LSI, ishte në delir nga zgjedhja e tij si kreu i shtetit, por askush nuk e dinte se përse pranoi. Muajt kaluan, kaluan edhe vitet, dhe na u shfaq hapur pa maskë, në ekrane ai , Ilir Meta i vërteti, mik “ideali” e besnik i Doktorit, na u shfaq Iliri dikurshëm, tek kapërcente garroçet e luleve në sallën e Parlamentit për tu kacafytur me Jozefinën, na u shfaq Iliri dikurshëm që hyri në grevë urie në Parlament për të “drejtat e njeriut dhe barazi ligjore”, dhe përfundimisht perdja ra.
Shqiptarët tanimë kanë për President, njeriun e njëanshëm, njeriun që është mbi PS dhe ligjin, por kurrë mbi Doktorin, njeriun që luan futboll në kohë krize dhe përkëdhel mace në fb, por që kurrë nuk flet mbi zgjidhjen e ngërçit politik të sajuar nga Lulzimi dhe Monika. Shqiptarët dhe fatkeqësisht edhe ndërkombëtarët, janë qartësuar tanimë, se në krye të shtetit në Shqipëri, është një njeri politik, një militant partie, një inatçor që shkel dhe përdhos ligjin dhe Kushtetutën, dhe që ka vendosur, ti shpallë luftë të hapur kujdo që prek Doktorin dhe PD.
Ilir Meta do të mbahet mend nga shqiptarët si presidenti i përkohshëm i Shqipërisë, si njeriu që hyri në politikë pa asnjë ditë pune në bordero, dhe arriti u bë goxha i pasur falë “aftësive” të tij të lindura. Duke mos u mjaftuar me ç’dekretimin e 30 qershorit, Ilir Meta ka vazhduar edhe më tej ta thellojë hendekun mes tij dhe shumicës qeverisëse, duke dalë hapur kundër Parlamentit, kundër çdo ligji të miratuar, kundër çdo etape evancuese të reformës në drejtësi, kundër çdo emërimi nga Parlamenti , duke dalë hapur edhe kundër monitoruesve të SHBA dhe BE, të cilët po ndjekin në çdo millimetër, procesin e formimit të SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese.
Ilir Meta në fakt e ka bërë një betim, (në fakt dy) dhe e mbajti fjalën. Të parin betim, e bëri në sallën e Parlamentit, por vonë-vonë shqiptarët e besuan se ai kishte bërë edhe një betim tjetër, para Doktorit. Ky i dyti ishte dhe mbetet i “shenjtë” për Ilirin, pasi e ka bërë para njeriut që dikur e shpëtoi nga “hataja”, dhe kjo e tremb më shumë se çdo gjë tjetër atë. Nën moton “një mik i mirë në ditë të vështirë” kreu i shtetit, ka shkelur çdo betim, ka shkelur mbi çdo normë dhe detyrim kushtetues, mjafton të vonojë dhe gozhdojë ngritjen dhe funksionimin e SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese. Kjo padyshim ka të bëjë me betimin e “dytë” para Doktorit.
Presidenti,..është betuar mbi kushtetutë,si putanat mbi virgjërinë!Ilir hajdut flori kokëpalari! Prit dhe pak…bëj pak durim…..do ti shohësh,do ti provosh gjërat…shqiptarët kokëpalare do të çvirgjërojnë…o lum miku!
cfare betimi beri ai hajdut ore
ai qe largoi Spartak Brahon dhe nuk ishte mirenjohes ndaj tij
ai qe mbushi thaset me miliona dhe sot na ben kakerdhi ???
i lumte. Doktori le ta shpetoje ishalla nga burgu se do ta shohe
o rame urgjent shkarkoje urgjent brenda javes