Reflektim mbi dy ngjarje të përjetuara në shtëpinë tonë në qytetin e Shkodrës, në nëtorin e 1944-ës dhe tre katër vjet më pas…
Dr. Agim Rexhep Neziri
Ngjarjet që po i përshkruaj më poshtë në këtë shkrim i kam përjetuar vetë personalisht dhe e para ka ndodhur plot 75 vjet më parë, pikërisht në ditë e para të nëntorit 1944 kur në qytetin e Shkodrës ndodheshin ende forcat pushtuese naziste gjermane dhe djemtë e Nacionalçlirimtares akoma nuk kishin zbritur nga malet si fitimtarë, siç thuhej atëhere, kurse ngjarja tjetër ka ndodhur tre katër vjet më vonë.
Edhe pse në nëntorin e vitit 1944 unë isha në moshën 6-vjeçare, e mbaj mënd shumë mirë dhe kujtoj atmosferën e vrazhdë në qytetin tonë të Shkodrës me krismat e pushkëve dhe artilerisë, por gjithashtu edhe jehonën e shpresës “për liri e për shpëtim, që ndihej se po ktheheshin fitimtarë djemtë e Luftës Nacionalçlirimtare”, ndër të cilët kishim edhe njerëz tanë të afërt.
Një ditë fillim nëntori 1944, rrëmbyeshëm, në shtëpinë tonë u futën një grup ushtarakësh gjermanë, të cilët me tone të ashpra i kërkuan tim eti, Rexhep Nezirit, profesor në gjimnazin e Shkodrës, që katin e parë të shtëpisë sonë dykatëshe, ta lironim për të strehuar rreth dhjetë ushtarë, mes të cilëve edhe një toger. Diçka e tillë kishte ndodhur pothuajse në të gjitha shtëpitë e lagjes Rus, që shtrihej deri në periferinë veriore të qytetit, në rrugën drejt Koplikut-Hani i Hotit-Podgoricë.
U detyruam të zbatonim urdhërin. Liruam katin e parë, kryesisht dhomën e madhe të pritjes, të pajisur me mobilje të rënda, të reja e moderne. Menjëherë, u vendosën me shtretër portativë në dy dhoma ushtarët, e në dhomën më të vogël togeri.
Atmosfera ishte e rëndë. Natë e ditë dëgjoheshin uturimat e makinave ushtarake që grupoheshin në Shkodër, për t’u drejtuar drejt veriut, Podgoricës, e më tej. Shpesh ndihej edhe zhurma e skuadriljeve të avionëve anglezë si dhe kundërpërgjigja e një mitralozi kundërajror të vendosur mbi një kamion në oborrin e shtëpisë sonë. Ne, të frikësuar vraponim nën pushimin e shkallëve që çonin në katin e dytë. Siç thuhej, këto avionë në fakt kishin objektiv Podgoricën.
Por tmerrin e vërtetë e kaluam, kur në njërën prej këtyre ditëve erdhi për inspektim kapiteni gjerman, i cili si i çakërdisur me tone të ashpra e kërcënuese akuzonte me britma e gjeste të tmerrshme babain tonë, ngaqë kishte larguar mobiliet nga dhoma e madhe e pritjes. E kur babai, në gjermanisht, i shpjegonte se urdhëri ishte dhënë për “lirim të dhomave”, ai u egërsua aq shumë, sa nxori revolen e ia drejtoi babait. Ishte vetëm fati e ndërhyrja e togerit çek, inxhinier që kishte studiuar në Francë, e që me babain e bashkonte interesi për gjuhën frënge dhe për lajmet në radio nga fronti antigjerman, që e shpëtuan tim atë. Togeri çek, siç duket i mobilizuar me forcë, sillej shumë normalisht dhe me edukatë me familjen tonë. Për çudi, edhe ushtarët që alternoheshin edhe me të tjerë, silleshin në mënyrë shumë korrekte.
Pak e papritur nga një pushtues…, ata dhe për fëmijët, tregoheshin të kujdeshëm, ku shpesh, mua, e fëmijëve të tjerë të shtëpisë i dhuronin çokollata, komposto, biskota speciale, etj. Përveç këtij furnizimi suplementar të bollshëm, ata furnizoheshin rregullisht edhe me ushqim të ngrohtë, kryesisht pure patatesh e shnitzel nga kuzhina fushore në afërsi të shtëpisë tonë, me gjithë që ishin në tërheqje e në disfatë.
Veç kësaj, më bënte përshtypje rregulli e pastërtia shembullore që mbanin. Ushtarët gjermanë largonin çdo mbeturinë pas konsumit dhe groposnin në një cep të oborrit kutitë metalike të konservave, të cilat, pas dhjetëra vitesh, për të verifikuar kujtesën time, i kam gjetur 50 cm nën tokë dhe i kam eliminuar.
Pas një nate ankthi të vërtetë, të natës 27-28 nëntor 1944, natë me krisma të jashtëzakonshme pushkësh, mitralozësh dhe bombash, që kulmuan me shpërthime të llahtarshme bombash e municionesh të shkaktuara nga hedhja në erë nga vetë gjermanët e disa depove municionesh, mes të cilave edhe një shtëpie të kushërinjve tonë në lagjen Rus, e nesërmja qe një ditë me borë, por edhe me diell e me gëzimin mbarëpopullor të lirisë. Bëheshin manifestime të zhurmshme në Pijacë e afër prefekturës, ku ne si fëmijë shkonim të gëzuar, duke lodruar nëpër rrugë. Ishte koha kur dëgjoheshin edhe thirrjet “Çurçill-Stalin-Ruzvelt”, që pas pak kohësh u zëvendësuan me thirrjet “Enver-Tito-Stalin”.
Lufta kishte mbaruar, por në Shkodër vinin për t’u grumbulluar forca ushtarake të mëdha nga jugu. Gëzimin e madh, se “tani ishim të lirë e do të hanim me lugë floriri”, e ndërprisnin herë pas here shpërthime aksidentale të mbeturinave të bombave të mbetura, që fëmijët e vegjël i merrnin si lojë, por më pas shihnim shokët tanë të gjakosur, kur i drejtonin për në spital.
Por, pak më vonë, në orët e para të mëngjesit, filluam të zgjoheshim nga krisma në Zallin e Kirit, ku thuhej se pushkatoheshin “armiqtë e tradhtarët e popullit”, mes të cilëve edhe priftërinj e klerikë të shquar. Ndodhte, që në disa pika të qytetit, fëmijët e lagjes sonë, shkonin të shihnin persona të varur me gjuhën jashtë, si Llesh Marashin, apo Prekë Calin. Tregimet e këtyre shokëve na llahtarisnin.
Krahas gëzimit që u hapën shkollat e ne filluam mësimin në klasën e parë, dëgjonim edhe lajme të rënda si tatimet e jashtëzakonshme e të papërballueshme për shumë qytetarëve shkodranë, që në pamundësi për shlyerje, i sekuestrohej e shtetëzohej shtëpia dhe pasuria. Këta pronarë, më së shumti përfundonin në hauret e bashkëqytetarëve të tjerë. Këtë fat patën edhe shumë njerëz të afërt të familjes sonë.
Ndërsa në shtëpinë tonë ndodhi disi ndryshe. Theksoj se shtëpia jonë dykatëshe ishte e re dhe e ndërtuar vetëm para pak muajsh, me shumë sakrifica, pas një djegieje aksidentale.
Fillimisht, në katin e parë futën për strehim forcërisht, familjen e një tregtari të cilit i kishin sekuestruar shtëpinë e tij trekatëshe në qendër të Shkodrës. Por, pas disa muajsh e nxorën prej nesh, si i padenjë për të jetuar në një shtëpi të re e të mirë si e jona.
Në fillimverën e vitit 1948, një ekip nga Komiteti Ekzekutiv i qytetit e Këshilli i Lagjes, erdhën në shtëpinë tonë me një propozim të çuditshëm, duke iu drejtuar nënës time: “Ju e dini se vëllezërit tanë jugosllavë janë duke na ndihmuar në veprën shumë të madhe e të rëndësishme, hekurudhën Shkodër-Podgoricë, që tashme ka filluar. Dy inxhinierë jugosllavë, do vinë të strehohen në shtëpinë tuaj, dhe ju duhet ta lironi atë sa më parë”.
Një gjë e tillë na ra si bombë. Theksoj se në shtëpi ishim tre fëmijë të vegjël, unë më i madhi 10-vjeçar. Babai, në atë periudhë, ishte me punë larg, në Elbasan, ku punonte si mësues në Normalen e Elbasanit. Refuzimi ynë për t’u larguar nga shtëpia e kërkesa për të qëndruar, të paktën në një pjesë të shtëpisë tonë, me argumentin se edhe gjermanët nuk na nxorën, por na lejuan të bashkëjetonim në njërin kat të shtëpisë, dhe që tre dhomat e katit të parë ishin të mjaftueshme për dy inxhinierët, ranë në vesh të shurdhër. Ekipi çuditej se si ne nuk kuptonim se inxhinierët, që do të banonin në ditët e fundjavës, pasi kohën tjetër ishin me punë në Bajzë, kishin nevojë për qetësi e relaks, pa njerëz nëpër këmbë.
Meqë ne prapë “nuk po arrinim të kuptonim”, njëri prej tyre na “ndihmoi” duke na thënë në mënyrë konfidenciale: “Ju lirojeni shtëpinë vullnetarisht, se në fund të fundit, shteti di edhe t’jua shtetëzojë përgithmonë, ndërsa kur të mbarojë hekurudha, ju prapë do ta merrni shtëpinë tuaj”.
Ne, “vullnetarisht”, e liruam shtëpinë, duke kërkuar favorin që të strehoheshim në një shtëpi sa më afër tonës, sepse kishim edhe kopshtin që na shërbente si ekonomi ndihmëse, në rrethana ku jetonim vetëm më një gjysëm rroge mësuesi.
Na u plotësua vetëm kërkesa e parë. Na vunë në dispozicion dy dhoma përdhese në haurin e komshinjve, kurse për kopshtin na këshilluan të hiqnim dorë, sepse dy inxhinierët, vëllezër jugosllavë, mund të preferonin që të shëtisnin nëpër kopsht të pabezdisur.
Kjo maskaradë përfundoi me një fund të lumtur. Ndërsa familja jonë po punonte për të pastruar e sistemuar haurin e komshinjve, ku do të strehoheshim, u dëgjua lajmi se “tradhëtoj Tito-ja”. Ishte besoj, qershori i vitit 1948, kur u prishën totalisht marëdhëniet vëllazërore me jugosllavët. Menjëherë e ndërpremë punën e u futëm në shtëpinë tonë, ku jo pa peripeci të tjera të këtij lloji, jetojmë edhe sot. Këto ”peripeci” u ndodhën pothuaj shumicës së shtëpive shkodrane, të cilat u mbushën me qeraxhinj të paftuar, ushtarakë e civilë nga jugu, për dekada të tëra. Situata kishte marrë përmasa të tilla, saqë një humorist shkodran pati pyetur: A është më e madhe Toskëria apo Italia?! Kjo sepse në kohën e pushtimit italian nuk pati qeraxhinj të tillë, të futur forcërisht tek prona e tjetrit.
Ta gezosh titullin nazist o dru me pre Agim Rexhep Neziri!
Ti paske qene 6 vjec kur qenka cliruar Shkodra dhe paske qene aq i mencur sa kete mencuri nuk e tregon as sot kur je edhe me titullin DeRR!
Me paturpesine me te madhe ti provokon o DeRR,se Shkodra qenka cliruar ne 28 e jo ne 29!
Se nazistet ty te paskan dhene cokollata,biskota etj dhe ti qenke lumturuar aq shume sa nuk te ka bere pershtypje qe ata 10 naziste ta kane perdhunuar nenen tende cdo dite!
Ju kelyshet e naziZmit nuk keni te drejte morale te shkruani per clirimin e Shkodres,se ju keni qene dhe jeni me pushtuesit!
Babai im ka qene partizan ne Brigaden e 22 Sulmuese,qe ka qene e vendosur ne uren e Mesit dhe kane luftuar kunder gjermaneve qe ishin brenda ne Shkoder naten duke u gdhire 28-29 nentor 1944!
Ne 29 nentor 1944 ne oren 11 te gjithe brigadat partizane qe luftuan per clirimin e Shkodres parakaluan para gjithe popullit qe me lule e kenge pershendeste clirimtaret!
Me siguri qe ti dhe rraca jote naziste do jeni fshehur ne ferra ate dite se ju iken cokollatat,o kellire e ndyre!
Mos u merr me perralla femijesh- historian 6 vjecare! Femija eshte i pafajshem ne perrallat e veta,…..por gomar plak qe jeton akoma me ‘mendimin’ e 6 vjecarit !!!! Nuk di si pata durim ta lexoj. Disa perfetyrime mund te jene te verteta. Babai profesor ne ‘Normalen’ e Elbasanit.. prape te persekutuar qe me 27 nentor !
O muzhik sllav partizan. Eshte keq te hash çokollata dhe eshte mire te hash bar sipas teje o brekgrizur kriminel, kafshe.
Nje m..t keni luftuar kunder ushtrise gjermane. Ajo u terhoq sipas planit te saj europian.
Partizanet sllavo-komuniste hyne ne Shkoder me flamurin jugosllav duke therritur “rtrofte Tito” vetem pasi u largua ushtria gjermane.
Ju specie e ndyre sllave ose kopile e sllaveve.
Ku e kupton nazizmin ti o injorant. Po te dije ta perkltheje dhe ta dije se çfar domethene “nazi” nuk do i shkruaje keto rrjeshta, o injorant, derr, egersire, kelysh i serbeve.
Na doli edhe nje ‘historian ,mal e fushe. OOO Gomar Mali e Hiene Fushe ! Pse mor injorant pa tru e kurriz … me fyerje’mali fusha’behet ‘historia’ ? Shko e liroju,shikoje , merri ere dhe provoje ! Fitimtaret e luftes i njeh qytetrimi, gjithe bota. Humbesit -kualicioni fashist’ e kane njohur….po bashkpuntoret e fashisteve……. ?????? po mburren se nuk ishin ‘komuniste’! Fituesit do nderohen gjithe jeten si pjese e kualicionit anti fashist botror .. Po te flasim per vendosjen e diktatures pas clirimit , eshte tjeter analize. Sipas statistikave te shtabit te luftes clirimtare (nuk di sa eshte e vertete nda analiste te pa anshem) komuniste ishin 3% e partizaneve . Luften e beri populli jo komunistet e vecuar. Nuk e ni o mal e fushe kush eshte serbi-greku krimineli : Clirimtaret a pushtuesit e tradhtaret
Degjo ti kelysh serbi Malet Fusha!
Ku ke qene para 90-tes ti more zog gomari,qe nuk more pushken e te luftoje komunizmin?
Nuk e more se ishje kelysh kurve,kelysh spiuni,hajduti etj.
Po sot cfare ben per popullin kur hajdutet,te korruptuarit etj po e rjepin popullin shqiptar duke detyruar mijra shqiptare te ikin nga vendi pa kthim.
Merru me te sotmen o qen i zgjebosur se socializmi ka 30 vjet qe nuk ekziston!
Te dalesh sot,pas 75 vjetesh dhe te mbrosh nazi-fashizmin,kur e gjithe bota luftoi kunder tyre,nuk eshte cmenduri,por nje krim kunder popullit shqiptar!
Ky plehre qe shkruan keshtu pervec perbuzjes nga shumica e shqiptareve nuk fiton gje tjeter!
Prandaj juve kermave antishqiptareve ju dha plumbin,burgun dhe internimin drejtesia shqiptare!
Se ju as sot nuk jeni ndryshe,por po aq armiq te popullit shqiptar!
Bre Krenar, or tenj!
Pse gjatë L2B Italia dhe Gjermania mund te kenë qenë të këqinja për kombin shqiptar kurse Yugosllavia e Rusia mund te kenë qenë të mirat?
E di ç’domethene fashizem dhe nazizem dhe komunizem?
Po te duash te sqaron fashistja komuniste Nexhmije Xhuglini Hoxha.
Molla,dukesh qe je felliqesire ballisto-zogiste dhe si i tille mbete burgjeve dhe internimeve qe nuk ke as 2 klase shkolle!
Dhe vjen ti gerdalle e na rrefen neve se cfare ishte L2B!
Po kur je injorant komplet pse ha mut kot o koqe?
Ne L2B koalicioni antifashist kishte ne krye fuqite me te medha te botes si Anglia,BRSS dhe SHBA dhe ne perberje te tij ishin Ushtria Nacional Clirimtare e Shqiperise,dhe ajo e Jugosllavise!
Pra ne kete lufte boterore u luftua kunder nazi-fashizmit dhe nuk kishte as komunizem e as kapitalizem sic llap ti o qen e zgjebosur!
Italia dhe Gjermania ishin 2 shtete qe donin te pushtonin boten duke derdhur gjakun e 100 milion njerezve,dogjen dhe shkaterruan tere Europen duke i shkaktuar deme te pallogariteshme njerezimnit!
Por ti o kelysh fashist kerkon te futesh ne nje thes ata qe donin te pushtonin Europen me ata qe luftuan kunder tyre!
Nuk kane qene kaq budallenj sa ty SHBA dhe Anglia qe u bashkuan ne koalicionin anti nazi-fashist me komunistin STALIN te BRSS qe na del ti sot sikur ke zbuluar te verteten!
Bisht qeni do mbeteni ju pjellat e ballisto-zogiste dhe rruga e vetme e shpetimit tuaj nga tradhetia e te pareve tuaj eshte te ulni koken dhe te mbyllni gojen!
Ne pasardhesit e 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve clirimtare jemi 10 here me shume e me atdhetare se ju dhe ne nje rast tjeter mund te ndeshemi me ju duke ju shfarosur,qe te lani edhe tradhetite e baballareve tuaj!
Nuk e di ti mor partizan se komunizmi i ka bërë më keq këtij vendi se fashizmi dhe nazizmi bashkë?
O GJino! Ne po flasim per luften , jo per komunizmin. Pas clirimit u persekutuan antikomuniste dhe komuniste.Psh cfare ndodhi me themeluesit e partise komuniste vetem 15 vite pas themelimit ?????? ;Te perjashtuar burgosur pushkatuar: Tmerr . por Salihi pas 10 viteve te partise demokratike: te perjashtuar, ‘aksidentuar’…………………………. Lufta nacional clirimtare eshte nderi dhe lavdia e shqiptareve duke ju bashku botes qytetruar liri dashese !
Dhe mandej, ne vitin 1965 vjen shoku Enver ne Shkoder. U festonte nje pervjetor i themelimit te Gjimnazit 29 Nandori. Palestra e Gjimnazit ishte mbushe plot e perplot. Isha edhe une ne ate pervjetor. Gjate fjales qe po mbante, me kujtohet si tani, Enveri e nderpreu fjalen, shikoj me te qeshur nga rreshti i pare ku ishin ulun autoritetet dhe profesoret e vjeter te Gjimnazit dhe i u drejtue profesor Rexhep Nezirit:
– “Rexhep, ku je mor Rexhep, oh sa me ka marre malli, po afrohu te te perqafoj mor Rexhep”
Rexhep Neziri tashme ishte ngrite ne kambe, i skuqur, gjith emocion shkoi tek tryeza, i zgjati doren Enverit. Enveri e perqafoi me te dy duart, kembyen per pak sekonda disa fjele dhe Enveri, duke e mbajte Rexhepin te perqafuar u drejtua nga salla e tha:
-“Rexhepin e kam shok te vjeter. Kemi qene studente ne France. E dua shume dhe nuk harroj qe ka nda edhe buken e gojes me mua”.
Plasen duartrokitjet.
Deri qe ka vdeke, Rexhep Neziri, asht respektue dhe eshte vlersue per kontributin si mesues dhe eshte dekorue shume raste.
Te gjith femijet e tij moren shkollen e larte.
E mori te larten edhe Agimi (ky qe ka ba shkrimin) qe as nje coban dhish nuk e meritonte….por nejse.
Kjo asht e verteta.
Kam qene nxenes i prof. Rexhep Nezirit: KOQE I ATI, KOQE I BIRI….
Lexoni me ngadale ! KOZi ka mbaruar ne Shkoder shkollen ! Autori sot po tregon nje histori e cila nxjerr nje perfundim te cilin e kam degjuar aq vite me pare : Per gjithe periudhen e komunizmit Shkodra mund te cilesohet ” qytet i pushtuar” !…
Te lumte o KOZI,qe e paske nuhatur ti atehere,nje student,qe haje ne mence,se Shkodra paska qene e pushtuar!
Kam jetuar e punuar 25 vjet ne Shkoder dhe ruaj kujtimet me te mrekullueshme nga ai qytet!
As ne Tirane qytetaret nuk kalonin me bukur se ne Shkoder!
Shkodra ka detin,2 lumenj te mrekullueshe,,liqenin,malin ,me Razmen,Thethin,Kelmendin etj!
Kishte teater,estrade,bulevardi me shetitjet e mbremjes qe dukej si ne Venecie,njerez te qeshur,lulishte,restorante,embeltore pa fund,nje turizem fantastik,qe perfaqesonte edhe nivelin e kultures shkodrane,njerez te dashur,plot humor,pune dashes,mbushur me uzina,fabrika etj,etj!
Ku e paske pare pushtimin e Shkodres ti o PUSHT fashist?
KOZi ka kryer shkollen pas 1991 , ato qe thua zotrote jane merite e Zotit , merita e robit eshte kjo qe thuhej ne Shkoder. Ik fol me shkodranet me teper se kaq…….tung
Paska rrjedhur Xhep Neziri.Ka 30 vjet qe ka ndrru sistemi pse prite kaq shume per me rrfye o Xhepo.Ta them una.Tash ke rrjedh krejt.
Une kam njofte vellain e ketij Agimit- Petritin.Nje DERDIMEN e KOQE KANDARI, RACE DEBILASH! Kurre nuk mund ta gjeje esell-gjith,one tape…….