Shfaqën shenja helmimi, 5 nxënës të një shkolle në Golem përfundojnë në spital

22 Nëntor 2019, 12:45Kronika TEMA

5 nxënës të një shkolle në Golem raportohet se janë helmuar dhe janë dërguar me urgjencë spital.

Fatmirësisht fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.

Dy prej tyre janë dërguar në spitalin e Durrësit ndërsa të tjerët kanë marrë ndihmë në një qendër shëndetësore.

Fëmijët kanë patur vështirësi në frymëmarrje si dhe marrje mendësh.

Nuk dihen ende shkaqet e helmimit të tyre, ndërsa Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje