Besnik Muçi i thotë "burgut hapu", shkon në zyrë edhe pas shkarkimit

22 Nëntor 2019, 10:50Kronika TEMA

Ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë, Besnik Muçi duket se nuk do të njohë vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin  e tij nga detyra.

Si çdo ditë tjetër, edhe sot ai është paraqitur në Gjykatën Kushtetuese në cilësinë e anëtarit të kësaj gjykate.

Të enjten, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, i dekretuar nga presidenti i Republikës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Trupi gjykues çmoi se subjekti i rivlerësimit është në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë dhe nuk mund të gëzojë besimin e publikut për të qëndruar në detyrë.

Por një vendim i tillë konsiderohet nul nga Muçi, i cili thotë se në momentin që ka bërë betimin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ky vendim nuk ka më efekt.

“Kam zgjedhur dhe kam ushtruar detyrën e prokurorit për 17-18 vjet, mëkati i vetëm që bëra para dy vitesh ishte se aplikova për anëtar në Gjykatën Kushtetuese, mendoja se i plotësoja kriteret.

Mëkatin tjetër e bëri Ardian Dvorani që më listoi të tretin në listë. Mëkatin tjetër e bëri presidenti Ilir Meta që më emëroi anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ku qëndron problem im në këtë situatë. Çfarë mund të bëjë një jurist që ka punuar me pasion dhe kërkon të bëjë karrierë duke respektuar në mënyrë maksimale procedurat institucionet ndërkohë që ndodhem në këtë siuatë ku po mundohem të analizoj vendimin e Kolegjit të Posacëm të Apelimit”, u shpreh Muçi.

Gjithsesi, trupa gjykuese saktësoi që në fillim se Muçi e nisi procesin si prokuror dhe e përfundoi si gjykatës.

Vendimi i KPA-së u kundërshtua edhe nga presidenti Meta, i cili e konsideroi “vetting të partisë”.

Duke mos i bindur vettingut, Besnik Muçi pas shkarkimit, tani rrezikon edhe burgun.

Kodi Penal, në nenin 249 të tij, për rastet e vijimit të detyrës nga ana e personave që janë vënë në dijeni se nuk duhet ta ushtrojë atë detyrë, ka parashikuar deri në një vit burg.

Neni 249: Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij

Vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit”, nënvizohet në Kodin Penal në këtë rast.

Kështu që Besnik Muçi, përpos përjashtimit nga sistemi i drejtësisë nga ana e KPA, nëse vijon me këmbëngulje të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për të ushtruar detyrën e anëtarit, mund të përballet me sanksionin ligjor, pasi po kryen vepër penale.

(TemA)

12 komente në “Besnik Muçi i thotë “burgut hapu”, shkon në zyrë edhe pas shkarkimit”

  1. apolonacademy says:

    kemi shtet legen , kemi shtet plere qe zbaton ligjin vetem per fukarain kur nuk paguan dritat , ky shtet jemi ne , kete shtet beri edi nena netes , dhe i linda gopderres , qante kur beri kurban ata kater viktimat e 21 janarit, betohej e sterbetohej , e tani na dalin perdite gangestera te tipit muci , noka , meta e lesh me qime, e tallin bythen me kete shtet sumatrice .

  2. Orli says:

    Imagjinojeni sikur reformen ne (pa) drejtesi mos ta kishte marre ne dore Amerika e EU! Shqiptaret do vazhdonin te gjykoheshin nga mucet,giu,selmani,koca,thanza,meta,sala,gjini…o sa e gjate eshte lista.Me mundon pyetja:”po Amerika e EU a do munden valle te cajne mafjen,pd,lsi,sali vuk e ilir floriri”!!

    1. Roberto says:

      Mos imagjinoni asgje pertej kufijve te Shqipeirise por imagninoni sikur te ishte Saliu te ishte ne pushtet dhe nje zyrtar i ketij rrangu te kerkonte te shkonte ne zyre pas shkarkimit. E imagjinoni dot se cdo kishte ndodhur?? Per leckash zvarre do e nxirin jashte po ketu nuk eshte puna se nuk ka shtet por Kryeministri ate po kerkon qe edhe ne pas 30 vjetesh te kemi nje shtet si te gjithe te tjeret ku ligjet e ketij shteti te paret duhet ti zbatojne ata qe punojne ne drejtesi. Ja Muci si kerkon ti injoroje?? Pse a duhet mbajtur Muci me ne kete detyre?? Muci shkarkoi per se dyti veten e tij prandaj duroni.

  3. Kapeni rraseni brenda says:

    Fytyr druvari,topik shpellar edhe besnik i partis.

  4. Toni says:

    Pse KED e futi ne liste kur Muci ishte per vetting dhe KPA kishte bere ankese? KPA merret vetem me prokuroret. Muci tashi qe u be anetar ne gjykaten kushtetuese nuk ka KPA qe e prek. E gjithe kjo eshte loje e piset qe po i bejne EU dhe Amerikes keta legene politikane. Keshtu instalojne njerezit e vet ( nga njera ane Meta e nga ana tjeter Rama). A ju dhjevsha mu ne reforme ne drejtesi. U be me keq sec ishte!!

    1. Yyyppp xhixhi says:

      O koqe lexoje ligjin dhe nje here KPA gjykon gjithe sistemin e drejtesise, prokuror, gjykates apo keshilltare gjykatash qofshin. Na mbyten turcelinjte injorante. Keshtu eshte kur degjon muc(t)et.

  5. Julia says:

    E atehere, cfare pret shteti ligjor, si duhet te japim besim popullit se funksionon drejtesia,
    Kur e thyen ky i pari, cfare pret nga ai i rangut me te ulet

  6. ZEFI says:

    Nje jurist,duhet te bente ate qe te zbatonte ligjin,d.m.th te mbyllte vetingun dhe te luftonte per kariere nese i jepej e drejta,jo si puna jote qe je i perjashtuar nga sistemi per 15 vjet,jo me te qendrosh ne gjykate kushtetuse,t’i s’je aq budalla qe ta pranoje ne kushte normale,po ke mare garanci,nga ai qe s’ka garanci per vete

  7. USA says:

    Hiqeni zvarre ate katnar rraseni ne burg.

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Toke e xanun !! Maloke te felliqur dhe te pagdhendur… Vetem druri I ja rregullon samarin ketyre.. Enveri gjalle, keta nuk pipetijne..

  9. emigrante says:

    Ngado te jete shkofte e mos u kthefte me . kane vjedh sa ska ma ,dhe me paterpesi do na mbushi mendjen me konferenca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje