Policia e Shtetit, e “zhgënjyer” nga Gjykata për lirimin e dy të fortëve të Elbasanit

21 Nëntor 2019, 09:28Kronika TEMA

Policia e Shtetit, përmes një deklarate të gjatë për shtyp ka shprehur zhgënjimin me dy vendimet e një ditë me parë të Gjykatës së Elbasanit dhe asaj të Krimeve të Rënda për lirimin nga burgu të Florenc Çapjas dhe shpalljen të pafajshëm të Suel Çelës.

Duke u drejtuar me emër dhe mbiemër, Policia e Shtetit shprehu shqetësimin për vendimin e gjyqtarit Tomor Kullolli për të pushuar çështjen ndaj Florenc Çapjas, i cili çon në lirimin e tij nga burgu.

Sipas Policisë së Shtetit, Florenc Çapja është një person me rrezikshmëri të madhe shoqërore dhe po gjykohej për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë.

“Sqarojmë opinionin publik se Florenc Çapja është arrestuar në datën 14.06.2019, gjatë operacionit policor “Krasta”, zhvilluar në Elbasan, pasi gjatë hetimeve të kryera nga Njësia Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në provat e administruara në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan rezultoi se ishte autor i vrasjes së mbetur në tentativë të ish-punonjësit të Policisë, shtetasit F. D., ngjarje e ndodhur në vitin 2006”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Gjithashtu, Policia e Shtetit dënoi dhe vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe trupës gjykuese të përbërë nga Klodian Kurtishi, Fran Prendi, Sandër Simoni, të cilët shpallën të pafajshëm Suel Çelën për ngjarjen e ndodhur në tregun e Elbasanit në 10 shtator 2017.

Sipas policisë, ky shtetas është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore i hetuar dhe i arrestuar disa herë për një sërë veprash të rënda kriminale, por që dyshohet se me forma korruptive ka arritur të depërtojë në sistemin e drejtësisë dhe t’i shpëtojë ndëshkimit.

Më tej në deklaratën e Policisë shprehet zhgënjimi për këto vendime që i japin krahë krimit

“Policia e Shtetit shpreh zhgënjimin e thellë për këto dy vendime të paligjshme, të cilat i japin krah krimit dhe synojnë të frenojnë punën e saj, por ajo është e vendosur për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar dhe krimin në tërësi. Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët, për vendosjen para përgjegjësisë ligjore të cilitdo që shkel ligjin”, thuhet në deklaratë.

4 komente në “Policia e Shtetit, e “zhgënjyer” nga Gjykata për lirimin e dy të fortëve të Elbasanit”

  1. BE '25 says:

    Xhykatat e Ramutit, lol… ene Arta Kukulles, me pantalona e gersheta…

  2. Doda says:

    Me kte shtet me kta politikan rrugaç e halabak , nuk behet me shum se kaq ky vend , ju te policis ruani bythen tuaj , se jo veting te behet ktu po cte doj te behet gjykata po ajo qe ka qen esht dhe do te jet pergjithmon , nuk ben hajduti kondrabandisti alabaku dhe antishqiptari shtet mos u lodhni kot ju te policis , por beni mir te ruani bythen tuj se keni kalamoj per te majt , nuk sakrifikohet jeta per saliun ilirin lulin monen ed ramen grida sumen kompani , behuni te zgjuar.

  3. Doda says:

    Me kte shtet me kta politikan rrugaç e halabak , nuk behet me shum se kaq ky vend , ju te policis ruani bythen tuaj , se jo veting te behet ktu , po çte doj te behet gjykata po ajo qe ka qen esht dhe do te jet pergjithmon , nuk ben hajduti kondrabandisti alabaku dhe antishqiptari shtet mos u lodhni kot ju te policis , por beni mir te ruani bythen tuj se keni kalamoj per te majt , nuk sakrifikohet jeta per saliun ilirin lulin monen ed ramen grida sumen kompani , behuni te zgjuar.

  4. ts says:

    Shikoni sa thell ka depertuar helmi koruptiv ne drejtesi !Esht e habiteshme kurajo deri ne krim e ktyre plehrave qe kan fatet e shqiptareve ne dor ne saje te pushtetit qe ju fal kushtetuta ! Duhet rafshim i ktij pislliku qe qelb Shqiperin perndryshe gjithcka do mbetet sic esht >Kriminel,hajdut,mashtrusa do hedhin vallen si ktu e 30 vjet ! Si duket kta gjykates qe jan mesuar te pasurohen mes krimit spo duan tja din te vazhdojn te mbulojn krimin ! Ptuuuuu perbindesha te pandreqshem ……….Mjer ky Komb …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje