DETAJET: “Skifterët” vjedhin “skifterin”, milionat e vjedhura në Fushë-Milot Hyjnë në pronësi të të arratisurit nga burgu në Itali

20 Nëntor 2019, 16:25Kronika TEMA

Pasditen e së martës në derën e Hume Shabanit në Fushë – Milot të Kurbinit u shfaqën një grup djemsh, të cilët iu prezantuan si policë. Ata kërkuan të bënin kontrollin e shtëpisë duke i thënë se po kërkonin të birin që ishte arratisur sipas tyre nga burgu në Itali.

Gjatë kontrollit, grabitësit shkatërruan kasafortën ku mbahej një shumë e madhe parash për të cilat e zonja e shtëpisë thotë se ishin të të bijve. Burime nga policia thonë se mund te behet fjale për 200-300 mije euro.

Pas largimit të tyre së bashku me paratë e moshuara e cila kishte nisur të dyshonte lajmëroi të shoqin dhe policinë.

Disa persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje. Por nuk janë identifikuar ende autorët për të cilët dyshohet se janë të njohur të familje e që kishin dijeni se në shtëpi mbahen shuma të mëdha parash.

Djali i familjes Xhevahir Shabani 30 vjeç vuan dënimin për në burg ndërsa nuk është emër i njohur për policinë, pasi në korrik të vitit 2015 u qëllua dhe u plagos nga një person me motoçikletë në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje