Modelja Kejvina Kthella ka bërë kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda për heqjen e sekuestrove ndaj automjetit, celularit dhe llogarive bankare.
Këto asete u vendosën në sekuestro pas hetimeve që nisën për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.
Kërkesa e modeles do të shqyrtohet nga gjykatësja Daniela Shirka.
Emri i modeles Kejvina Kthella doli nga hetimet e policisë pas arrestimit të Redjan Rrajës, me të cilin ajo kishte njohje dhe marrëdhënie.
Rraja është i vetmi i arrestuar deri tani si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, pasi gjurmët e tij të gishtave u zbuluan në makinën e përdorur nga autorët që e braktisën në një zonë të Ishmit.
Kthella dhe Rraja kishin komunikime të vazhdueshme mes tyre, duke bërë që policia ta marrë në pyetje modelen në lidhje me lëvizjet e Rrajës para atentatit.
Në atentatin te mbikalimi i Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Ndoj, Aleksander Laho i njohur si “Rrumi” i Shijakut dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pak ditë më pas.
Modele , në cilën pasarelë parakalon kjo “modele” e bythës, çfarë veshjesh, apo në cilat revista reklamohet apo reklamon kjo “modelja”.
Mjaft me idiotllëqe të tilla, “pagëzuat” modele çdo idiote që nxjerr shalët, bythën dhe [email protected]@n në instagram dhe fejsbuk.