Frikë nga tërmete të tjera? Flet sizmologu

17 Nëntor 2019, 10:51Kronika TEMA

Pasi Tirana u godit sot nga një tërmet me magnitudë 3.7, frika që ‘mbërthen’ qytetarët është fakti nëse do të ketë të tjera lëkundje.

Pavarësisht faktit se tërmetet nuk parashikohen, sizmologu Rexhep Koçi në një lidhje telefonike për ‘News24’ pohoi se nuk mund të përjashtohet fakti se mund të ketë të tjera lëkundje, por në intensitet të ulët.

“Sot është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.7, 23 km në veri të Tiranës. 

Punonjësit tanë do të nxjerrin dhe parametrat e tërmetit dhe magnitudën e tij. 

Deri tani këto të dhëna disponojmë. Do të ketë një numër të kufizuar tërmetesh, por edhe mundet mos të ketë”, pohoi sizmiologu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje