Kurban në vendin e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji

16 Nëntor 2019, 09:06Kronika TEMA
Kurban në vendin e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji

Disa persona kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve këtë të premte pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës. Ata kanë ndaluar me dy makina, kanë nxjerrë një dash dhe e kanë therur në mes të autostradës Durrës-Tiranë pranë vendit ku ndodhi atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Siç duket edhe nga fotot që boton portali Durrëslajm ata janë familjarë me njëri-tjetrin pasi dy prej tyre janë një çift pleqsh dhe një tjetër është fëmijë.

Vendi sigurisht që është i papërshtatshëm për therjen e bagëtive, por ndoshta mund të lidhet me atentatin. Therja e kurbanit bëhet nga besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, por edhe në raste të tjera, kur një person vendos që të therë një kafshë për hir të Zotit që ka arritur një qëllim ose ka shpëtuar nga diçka e keqe.

Në këtë vend, më 1 nëntor, iu bë atentat prokurorit Arjan Ndoja, që po udhëtonte në makinë me Aleksandër Lahon i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut dhe shoferin Andi Maloku. Nga atentati, humbi jetën pas disa ditësh në spital shoferi Andi Maloku, ndërsa prokurori Ndoja dhe Rrumi i Shijakut ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

4 komente në “Kurban në vendin e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Edhe duan be keta rrota debilash. Tfu, idiote turkoshare. Prapambetje anadolli!

  2. Detari says:

    ne vende te civilizuara ata do ishin arrestuar dhe gjobitur, po aty eshte albanistan popull islamik

    1. Kodra says:

      Shaiptaret islamik te kane qire motren ty per 500 vite o coban arumun.

      Vine shqiptari ne fshat dhe ose dhihsj me brek stergjyshi yt ose motra jote merrej per skllave.

      Livadhi edhe pak online se kthehen perseri kohrat e Ali Pashes.

  3. Gano says:

    Jane familjaret e prokuror mutit dhe rrumit mutit.Njerz anadollak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje