Arta Vorpsi shpjegon statusin e saj: Jam gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese

15 Nëntor 2019, 10:04Kronika TEMA

Gjyqtarja Arta Vorpsi, e cila zgjodhi të betohet për këtë vend tek një notere të mërkurën në kryeqytet, ka folur sot për mediat duke sqaruar statusin e saj.

E pyetur nëse ajo ndodhet aktualisht në Gjykatën Kushtetuese si këshilltare apo si anëtare e saj, në përgjigjen e saj të shkurtër, Arta Vorpsi e thotë qartë se ajo ndodhet në këtë institutcion kyç si gjyqtare dhe jo si këshilltare.

Emri i Arta Vorpsit shkaktoi debate të forta mes KED-së dhe Presidencës, dy institucione këto, të cilat akuzojnë njëri-tjetrin për keqinterpretime ligjore në lidhje me listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pyetje: Zonja Vorpsi, sot në Gjykatën Kushtetuese, jeni me statusin e këshilltares apo të gjyqtare së Gjykatës Kushtetuese?

Arta Vorpsi: Jam në detyrë si gjyqtare.

1 komente në “Arta Vorpsi shpjegon statusin e saj: Jam gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese”

  1. BR says:

    ….loja e keqe e Rames, Metes, Berishes, Bashes dhe servilve te tyre, antishqiptar kuptohet me!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje