Rrëfimi mes lotësh i Alvinit për jetën në kampin e ISIS dhe luftën në Siri: Mami vdiq nga bombat para syve të mi

14 Nëntor 2019, 14:40Kronika TEMA

Alvin Berisha e tregon ende qarte traumen e madhe qe ka pesuar gjate jetes ne kapimin e tmerrshem ne Siri, prej nga u lirua vetem pak dite me pare, per t’iu bashkuar serosh babait dhe motrave te tij ne Itali.

Mediat italiane shkruajne sot se ai eshte marre ne pyetje nga hetuesit ne prani te nje psikologu, por ka qene vetem nje seance e shkurter.

Djali paraqet një gjendje tronditjeje shumë te madhe për shkak të traumave emocionale qe ka jetuar.

Ata do ta dëgjojnë atë serish më vonë, por me pare ai do t’i nenshtrohet nje operacioni per demtimin qe ka marre ne kembe, gjate bombardimit ne kamp ku i vdiq edhe e ema, Valbona Berisha.

Fëmija këtë mëngjes, ka treguar mes lotesh se pa që nëna e tij vdiq nga një bombë dhe se ai ishte në krah të saj ne ate moment, por mundi te shpetonte.

Ai tregoi se shperthimi ndodhi ne kohen qe ishin ne kamp ne Siri, por jo ne Al Hol, nga i cili u shpetua per t’u kthyer ne Itali.

Djali nuk di te tregoje kohen kur ndodhi shperthimi, por thote vetem se ishte “shumë e nxehtë”.

“Mami im vdiq gjatë një bombardimi, unë isha pranë saj por shpëtova. Ishim në një kamp tjetër, jo në Al Hol”, tha Alvin.

Mjekët ndoshta nga plaga e fëmijës do të jenë në gjendje të tregojnë kohen kur ndodhi shpërthimi.

Prokruoret do te presin qe vogelushi te rikuperohet fizikisht dhe emocionalisht per ta pyetur serish se si ka jetuar ne Siri, ku ka pare te gjitha horroret e Kalifatit.

1 komente në “Rrëfimi mes lotësh i Alvinit për jetën në kampin e ISIS dhe luftën në Siri: Mami vdiq nga bombat para syve të mi”

  1. Fatos says:

    Edhe ja keni var ate kaishen ne qafe me shqiponjen e madhe, qethur si gaxhgaun dhe veshur si evgjit. Ytttt rrace muti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje