Nëse Besnik Muçi, i dekretuari i parë i Metës për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, mbetet ende në ankth nëse do shkarkohet nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, Marsida Xhaferllari mund të cilësohet me probleme edhe më të mëdha, pasi Komisioni i Vettingut nuk ka marrë një vendim për të, duke deklaruar se ajo e ka humbur statusin e magjistratit dhe duhet të testohet nga fillimi në Shkollën e Magjistraturës.
Në mars të vitit 2019, kur ajo kërkoi rivlerësim në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, shumica e trupës gjykuese arsyetoi se Marsida Xhaferllari, e cila mban postin e kryeinspektores pranë Inspektoratit të ish-KLD, kishte humbur statusin e magjistratit dhe nuk mund të vendoste konfirmimin ose jo të saj.
Gjatë seancës dëgjimore një pjesë e mirë e saj u fokusua në argumentet e KPK dhe Xhaferllarit mbi çështjen e statusit. KPK dhe ONM shprehën dyshime nëse ajo ishte ende gjykatëse.
Megjithatë Xhaferllari këmbënguli se gëzonte statusin e magjistrates, duke qenë se ligji i aplikuar kur ajo kishte lënë punën si gjykatëse për një vend në Ministrinë e Drejtësisë, nuk kishte parashikime për humbjen e këtij statusi.
Pyetjes së vëzhguesit ndërkombëtar dhe shqetësimit të tij për shkëputjen për një kohë të gjatë nga sistemi i drejtësisë, Xhaferllari iu përgjigj duke thënë se nuk ishte shkëputur asnjëherë dhe se puna që kishte bërë kishte qenë gjithmonë e lidhur me drejtësinë.
Sipas vendimit të zbardhur të publikuar në muajin maj, dy nga anëtarët e KPK-së arsyetuan se për shkak se kishte punuar jashtë gjyqësorit, Marsida Xhaferllari e kishte humbur statusin e magjistrates në vitin 2011.
Relatori Roland Ilia dhe kryesuesja Firdes Shuli ishin të mendimit se për këtë arsye, ish-gjyqtarja duhej t’i nënshtrohej sërish një testimi në Shkollën e Magjistraturës, raporton Real Story.
Në këto kushte, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit doli në përfundimin se “objekti ishte bërë i pamundur” dhe nuk mund të kishte një vendim.
Por, këtë vendim ajo e ka ankimuar dhe çështja e saj është në gjykim në Komisionin e Posaçëm të Apelimit, ku seanca ndaj saj në dhomë këshillimi është lënë më 27 nëntor.
Marsida Xhaferllari ka filluar karrierën si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, ku ka shërbyer nga viti 1999 deri në vitin 2007.
Në periudhën dhjetor 2007 deri në shtator 2008, ajo ka punuar si këshilltare e Ministrit të Drejtësisë dhe nga shtatori 2008 e deri në janar 2013, si drejtore në Drejtorinë e Kodifikimit si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë.
Që nga viti 2013 dhe deri kur u shkri KLD në fund të vitit 2018, Xhaferllari ka mbajtur postin e Kryeinspektores në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
… Me siguri DIPLOME me leke … dukuet si “fshesaxheshe” … ha,ha,ha
… Meta humbi dhe kete radhe … e pret BURGU !
Mirë xhanëm, por pavarësisht gjithë këtyre, dhe pa paragjykuar Xhaferrllarin, ç’dreqin kishte KED, që në listën e dytë që i çoi presidentit të ishin katër kandidatë, kur parlamentit ia ka çuar të dy listat me tre të tillë? Nuk kemi dëgjuar deri më sot për këtë ndonjë sqarim publik nga KED. Mendoj se kjo gjë ka sjellë edhe këtë pështjellim. Me një fjalë i dha Metës një vegjë ku të kapet për tërhequr zvarrë procesin dhe kështu të vonojë krijimin e GJK për qëlimet e veta, ku më i rëndësishmi është shkarkimi i tij.
Bureto ,nuk ma do mendja qe te mos kesh luajtur ” Dam me detyrim”,pavaresisht se Likja do te haje ke te doje ne kete loje!
KA filluar si keshilltare e min te drejtesise(enkeleid alibeaj) qe ishte i martuar ,me dy femije, kollovar te vjehrri. E ndau nga e shoqja.
Pas kesaj beri kariere dhe shkelqeu ne profesion. E meriton te jete edhe anetare e gjyk kusht. Ha ha ha
Nje budalla dhe te lig president,dhe nje femer qe me te gjitha shanset qe ka nuk mund ti pergjigjet vendit qe pretendon, po bejne çorap dhe po habisin nderkombetaret. E gjitha kjo vetem e vetem se Ilir Mona Meta, kujtojne se po futi nji njeri ne kete institucion, do ja hedhe drejtesise. Keto jane tipike levizje te nje te mbyturi ku kerkon te dale ne breg me komordare te shpuar. Ky njeri bashke me te shoqen jane gati ta djegin ashtu sikur donin kurban ne protestat qe zhvilluan, por nuk munden sepse hiku ajo kohe e 7%, te Ilirit, ku shantazhonit e benit presion mbi qytetare biznesmene, sit ajo pasuri e vene pa punuar por mbi bazat e politikes se mbrapshte te korrupsionit dhe dallavereve ka mbaruar. Edi Rama i ka borxh ketij populli, emerimin e ketij presidenti, ku u zgjodh me pelqimin e Berishes, keshtu dhe Rama ka kusuret e veta.
SA E SHEMTUAR QE ESHTE ,NGA VJEN KJO MBETURINE
Po kete dashnore paska ky debili i mallakasters? Po kjo eshte si mortje