Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, nga takimet me Ramën tek arrestimi i Kajmakut. Arta Marku: S'kam varësi politike

13 Nëntor 2019, 10:49Kronika TEMA

Kryeprokuroria aktuale Arta Marku ka theksuar para Këshillit të Lartë të prokurorisë se nuk ka asnjë ndikim politik në punën e saj, është e pavarur nga politika dhe se ka mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

Marku, e cila kandidon për postin e Prokurores së Përgjithshme përballë dy kandidatëve të tjerë të çertifikuar nga KLP, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela, tha se gjatë punës së saj në dy vite në postin e kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme ka qenë nën presion politik dhe mediatik.

Gjatë këtyre dy viteve të punës time kam punuar nën presion të madh politik, mediatik. Kam pasur mungesë kompetencash. Unë kam dëshmuar se nuk kam varësi nga politika. Jam anatemuar. E kam treguar sa herë kam pasur një rast të ndjeshëm për opinionin politik”, është shprehur Marku e cila për të treguar se nuk ka asnjë varësi nga politika solli si shembull firmosjen e fletë arrestit për kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

“Më duhet t’ju përmend këtu rastin e fundit që është i fundit për vendimmarrje, siç është rasti i kryebashkiakut të Vorës. Nuk është tregues i një varësie, për më tepër që isha në periudhë kandidimi.

Unë respektoj parimet e mia. Kam pasur vazhdimisht mbështetjen e faktorit ndërkombëtar. Nuk kam pasur mbështetje politike, për këtë të jeni të bindur”, u shpreh Marku përpara KLP-së.

E pyetur për takimet që ka zhvilluar me kryeministrin Rama gjatë periudhës së protestave të opozitës, Marku tha se takimet janë bërë në kuadër të situatës që ishte emergjente pasi protestat degjeneruan në dhunë.

“Takim me kryeministrin nuk kam bërë vetëm një, por disa. Kryeministri drejton disa komisione ku unë jam pjesë. Është e vërtetë, s’ka pasur një takim, por disa.

Por ju i referoheshit një takimi të fundit që është bërë kur opozita ishte në protesta dhe pati shumë probleme, disa degjeneruan në dhunë dhe kjo ka qenë arsyeja jo vetëm me mua por edhe me drejtorin e SHISH, ministrin e Brendshëm, drejtuesit që ishin aktorë që trajtonin çështjet që lindnin nga dhuna e ushtruar në këto protesta prandaj nuk ka qenë takim raportues se s’ka një marrëdhenie të tillë mes ekzekutivit dhe prokurorisë, ka qenë një takim pune për shkak të situatës emergjente që po kalonte vendi dhe ne të gjithë e kemi parë e ndjekur nga afër”, tha Marku.

Gjatë raportimit të saj në KLP, Marku pranoi se nuk ka përmbushur pritshmëritë e publikut, po jo për fajin e saj por për shkak të Reformës në Drejtësi që është në vijim, për shkak të mungesës së institucioneve të drejtësisë.

Pritshmëritë kanë qenë të larta, lidheshin me çështje konkrete, megjithatë për shkak të kompetencave të kufizuara nuk kam arritur të realizoj pritshmëritë. Procesi hetimor tani është jashtë kompetencave të Prokurorit të Përgjithshëm. Askush nuk është kujdesur të sqarojë një herë e mirë që roli i Prokurorisë të Përgjithshme  ka ndryshuar. T

animë është me rol simbolik për sistemin në tërësi dhe të munguar në hetimin e çështjeve konkrete. Nuk i kam realizuar pritshmëritë, por jo për fajin tim apo aftësive profesionale, po për shkak të reformës në veprim e sipër dhe kompetencave të kufizuara.

Nëse do kthehesha pas, nuk do bëja asgjë më shumë e asgjë më ndryshe për shkak të kompetencave. Prokuroria ka qenë i vetmi institucion që ka funksionuar me kohë të plotë”,- tha Marku ndërsa u ndal edhe në vizionin e saj për Prokurorinë e Përgjithshme nëse fiton mandatin për këtë post.

“Nëse do zgjidhem sfidat janë të mëdha: përmirësimi i treguesve të punës, pavarësisht terrenit si punojnë, për shkak të numrit të kufizuar për shkak të shkarkimeve, rritje e besimit në sistemin e prokurorisë dhe tregues statistikorë të saktë.

Çdo drejtues institucioni, duhet të ketë një vizion, një mënyrë si e sheh institucion pas disa kohësh. Vizioni im është që drejtuar nga kushtetuta t’i kontribuoj forcimimit e konsolidimit të pavarësisë së prokurorëve, rritje të aksesit të publikut në sistem pa cënuar sekretin hetimor” tha Marku.

Ajo shtoi se për të përmbushur misionin dhe vizionin e saj ka disa prioritete. “Fuqizim i drejtorisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme pasi aty do jetë pesha më e madhe e punës pas vënies në funksion të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë. Ka një numër të madh çështjesh të akumuluara.

Duhet shtuar numri i prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme pasi aty po punohet me një numër të vogël prokurorësh. Gjithashtu është me shumë rëndësi komandimi i magjistratëve. Një prioritet i rëndësishëm është dhe forcimi i sektorit të dekriminalizimit”, tha Marku.

Marku theksoi se si Prokurore e Përgjithshme me mandat të plotë do zbatojë kompetencat që parashikon ligji. “Ku ka problematika do tentohet të unifikohen qëndrimet pa ndikuar në pavarësinë e brendshme të prokurorëve”, u shpreh ajo.

KLP do të zhvillojë intervista edhe me dy kandidatët e tjerë për postin e prokurorit të Përgjithshëm, konkretisht Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela

2 komente në “Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, nga takimet me Ramën tek arrestimi i Kajmakut. Arta Marku: S’kam varësi politike”

  1. xhoxhi says:

    Prokurori i përgjithshëm duhet të ulë në fronkë të gjithë të korupatuarit sepse kemi 30 vjet që si majtas ashtu edhe djathtas janë ulur për deputet apo bashkiakë gjithë hajdutët dhe kriminelët.Kjo duhet të mare fund dhe të gjithë të vërtetojnë pafajësinë ose të shkojnë në burg..dhe jo ti luajnl domino por të punojnë xhaba për të ktherë paratë e vjedhura..Askush mos pranojë këtë detyrë po nuk ështi i zoti ti arestojë dhe ti gjykojë..

  2. rexha 10 says:

    KJO ZONJE E MBESHTET TE GJITHE DIJEN E SAJ TEKE EMERIMI QE I ESHTE VENDOSUR.
    KUSHE E SHPJEGON SE CFARE DO TE THOTE PROKURORE E PERGJITHSHME E PERKOHSHME.d m th KONTRATE PUNE ME SHTETIN PER 5 _ 6 MUAJ APO EDHE JAVE PUNE ,KJO NE VARTESI TE KOHES QE DO TE MERRTE PER TE ZGJEDHUR PROKUROREN E PERGJITHESHME ,QE DO TE BEJE PO TE NJEJTEN PUNE QE KA BERE KJO PROKURORE E PERGJITHESHME ,PORE E PERKOHSHEME .VETEM ME KETE EMRIME KJO KA SHUME TE DREJTE TE JUSTIFIKOJE TE GJITHE VEPRIMTARINE E SAJE QE NUKE BERI ASNJE GJE,SEPSE NUKE PATI ASNJE GARANCI NE KOPETENCAT E PROKURORES SE PERGJITHESHME .Doni me per BELULIN. PRA NJE FIGURE PA ZE NE ATE DEGASTER.PRANDAJ DOLEN BANDAT SI KEPURDHAT MBASE SHIUT.
    TE TJERET ISTITUCIONE TALLNIN MENDERET PER TE GJYKUAR KCK MCM etj. Vetem Lulushi munde te gjykohej per tradhetiKombetare per lobimet kunderSHqiprise ,saqe e deklaroi edhe zoti HANE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje