Olsian Çela drejt zgjedhjes kryeprokuror, renditet i pari nga KLP

14 Nëntor 2019, 11:43Kronika TEMA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli sot pikëzimin e tri kandidatëve për prokuror të Përgjithshëm.

Mësohet Olsian Çela është vendosur i pari në listë.

Arta Marku vjen e dyta, ndërsa Fatjona Memçaj e treta.

Olsian Çela raportohet se ka marrë 459 pikë

Arta Marku 406 pikë.

Fatjona Memçaj 362 pikë.

Një ditë më parë Këshilli intervistoi në seanca të ndara të tre kandidatët.

Ata paraqiten platformat e tyre dhe më pas iu përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të KLP për çështje të ndryshme, për menaxhimin e punës në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kandidatët u pyetën edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë.

Lista me renditjen e kandidatëve do t’i dërgohet për votim Kuvendit.

Në rast se asnjë kandidat nuk merr 84 vota, atëherë automatikisht prokuror i Përgjithshëm do të zgjidhet ai që është renditur i pari.

Çela: Jemi të ashpër me të dobëtit, po përgatisim fidanishte të krimit

Olsian Çela ishte kandidati i tretë për postin e kryeprokurorit që doli përpara Këshillit të Lartë Prokurorisë dhe ndërkombëtarëve

Çela pranoi se Prokuroria ka qenë e ashpër me shtresat e dobëta. Sipas tij, kjo nuk duhet të ndodhë, pasi krijon probleme të rënda sociale.

“A ka qenë e domosdoshme vërtet që prokurori të shkojë të kërkojë masa ekstreme në çdo rast? A mendojmë ne që ai njeriu që ka bërë një vepër penale me të cilën mund të hetohet dhe pa shkuar në burg, ka një punë ka një familje, ka fëmijë që ngelen pa mbështetje?!

Ata fëmijë të cilët e atij njeriu që dënohet me burg kur ndoshta mund të aplikoheshin metoda alternativa të dënimit, si do jetojnë? Do jenë në rrugë! Çfarë do bëjnë për të jetuar? Ne nuk jemi një shoqëri e pasur. Duke thelluar problemet sociale ne përgatisim breza të rinj që janë në rrugë sot dhe nuk kanë të ardhme dhe që nesër janë fidanishte të krimit”, ka thënë prokurori Çela.

Më tej ai u shpreh se edhe vetë kodi i procedurës penale të lejon të zbatosh si duhet, të mos jesh ekstrem. Ne përgjithësisht jemi ekstrem, nuk i di arsyet.

“Ajo që unë kam propozuar në platformë është kryerja e një studimi mbi efektet që ka hetimi penal, sanksionet e zbatuara, efektet që kanë këto sociale mbi qytetarët, efektet parandaluese pra sa na kanë ndihmuar ne për të ulur kriminalitetin”, theksoi Çela.

Pyetjes së anëtarëve të KLP-së se si do e përballonit presionin e politikës nëse zgjidheni, Çela iu përgjigj:

“Të jesh prokuror i përgjithshëm është fytyra e organit. Tek prokurori i përgjithshëm qytetarët shohin garantin e sigurisë së tyre. Media kërkon të jetë model për interesin publik. Nuk ka nevojë prokurori i përgjithshëm t’i nënshtrohet presionit politik.

Ne po fitojmë pavarësinë me te vettingun. Në qoftë se nuk është i përgjegjshëm nuk do të ishte një funksionar i mirë por thjesht një zbatues mekanik! Demokracia mbrohet duke vënë para përgjegjësisë penale ata që shkelin ligjin! Duke qenë vigjilent ndaj respektimit prokurori të jetë edhe në hallkën e pare garantuese edhe të ligjit edhe që shoqëria s’do t’i nënshtrohet dhunës së arbitraritetit”, tha Çela.

12 komente në “Olsian Çela drejt zgjedhjes kryeprokuror, renditet i pari nga KLP”

  1. te theme diçka dhe une. says:

    Gjykim shume i sakte! Do mbahet mend dhe shembull. Une i degjova te tre dhe kur do e ben vleresimin si duhet.

  2. REMARKU says:

    GJYKIM I SAKTE,NUK E NJOFIM POR SA E DEGJUM NJERI INTELIGJENT,E MERITON

  3. Julia says:

    Degjova me vemendje intervisten e z.Cela, dhe dua te vleresoj profesionalizmin e tij larte, ne krahasim me kandidatet e tjere, shpresoj qe ti permbahet vertet platformes qe parashtroi

  4. Illyria-Shqiperia says:

    Urime. Me I pergatituri!

  5. Ilir says:

    Me te miren per Shqiperine tone te rraskapitur nga njerezit e papergjegjshem… te palecitur, te pahorizont, te pangopur, te pazemer… te paqyteteruar.

  6. lisi says:

    Arten e shikum dy vjet asgje vetem ndryshoi lukun nga nje fashatare ne fashatare ne katror,nuk ben vetem nxehu karrigen si mjopetani ska pse i hap syte ecin shoket me hap te shpejt

  7. Tani says:

    Nuk ka se si te ndodhe ndryshe.Cela e ka me gen .Urime .Mezi Po te presim.

  8. studenti 91 says:

    E dëgjova me vëmëndje intervistën e zotit Çela, më surprizoi inteligjenca dhe vizioni I tij, një person me intelekt të lartë e botkuptim European, më ide të quarta dhe vizioni dhe ajo që më surprizoi më shumë, vëmëndje ndaj probleme sociale, jetoj jasht Shqipërinë, të dëgjosh nga një Prokuror,. vëmëndje edhe x probleme sociale që mund të këtë çdo hetim apo vëndim x shoqërinë ishte perfekte, bravo

  9. Kolegu says:

    Kendveshtrimi social ne zbatimin e ligjit eshte pika e tij me e forte. Askush nga njereit e drejtesise me pare nuk e ka pare zbatimin e ligjit ne kete aspekt. Jane futur ne burg per nje lidhje energjie apo per nje doze droge, kurse kriminelat e vrasesit kane dale me pak vjet burg. Dhe kjo jo nga gjykatat, por kryesisht nga prokukoret, qe planin e denimeve e plotesonin ne varfanjaket, dhe mbushnin xhepat nga hajdutet e kriminelat. Prokuroret jane pasuruar nga Krimi, ndersa gjyqtaret nga pronat……
    Kam shume shprese se Z. Cela do beje ndryshim te madh….

  10. SuperEnglish says:

    Pervec inteligjences, ajo qe me beri peshtypje me se shumti, eshte qe kishte nje Anglishte shume te paster, te rralle funksionaret shqiptare qe flasin Anglishte te paster. Bravo, e shpresojme ti ktheje institucionit autoritetin e padiskutueshem.

  11. Avokati says:

    Sa keq po me vjen per atë katundaren qe kishte perzgjedhur Tom Doshi dhe Ulsi Manja!??

  12. emigranti says:

    shpresoj ta filloj mbare e te mos trembet as nga saliu dhe as nga skush tjeter qe te shpetoj shqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje