"Ngërçi i Metës" për zgjedhjen e anëtarëve të rinj, Gjykata Kushtetuese reagon për rezolutën e Kuvendit

15 Nëntor 2019, 15:18Kronika TEMA

Gjykata Kushtetuese ka dalë me një njoftim zyrtar pasi Kuvendi miratoi  Rezolutën për “Shmangien e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”.

Lidhur me këtë rezolutë, Gjykata Kushtetuese sqaron se, edhe pas plotësimit të disa prej vakancave në përbërjen e saj, nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe vendosur në seancë gjyqësore lidhur me kërkesat që paraqiten përpara saj.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese

Jemi njohur me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë sot, në datën 15.11.2019, për “Shmangien e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”. 

Në citim të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të saj. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.

Për sa më sipër, lidhur me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese sqaron se, edhe pas plotësimit të disa prej vakancave në përbërjen e saj, nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe vendosur në seancë gjyqësore lidhur me kërkesat që paraqiten përpara saj. 

Për këtë arsye ajo nuk mund të ushtrojë kompetencat e saj thelbësore apo juridiksionale lidhur me zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis pushteteve apo organeve kushtetuese, si dhe as ato kompetenca që lidhen me shqyrtimin e kushtetutshmërisë së akteve të nxjerra nga organet e pushtetit publik.

Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese si një institucion i pavarur, duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjin e saj organik dhe legjislacionin në fuqi, si dhe praktikat administrative të ndjekura ndër vite, me qëllim sigurimin e kushteve normale për mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e veprimtarisë së saj, është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës.

(TemA)

3 komente në ““Ngërçi i Metës” për zgjedhjen e anëtarëve të rinj, Gjykata Kushtetuese reagon për rezolutën e Kuvendit”

  1. Kev says:

    Na rrufsh bolet tani ti o Mero komunisti E bashke me Rame Serbin

  2. rexha 10 says:

    MA KJO GJYKATE ESHTE E PERKOHSHME ,SICE ISHTE EDHE PROKURORJA E PERGJITHESHME zonjaARTA MARKU, APO GJYKATE E PERHERSHME.PO QE SE ESHTE E PERKOHSHME ,MOSE KERKONI TE DREJTA NE BAZE TE LIGJIT ,SEPSE NUKE USHTROJNE DOTE KOPETENCAT E TYRE PA VENDIMIN E PRESIDENTIT , SI KRYETARI I KLD.KU KLD MUNGON .PRANDAJ MERNI VALLEN E BAFTJARIT ME RAMEN DHE GRAMOZ RUCIN..
    SA PER ILIRIN NUKE E SHPERNDAN PARLAMENTIN ,SEPSE I INTERESON QE TE SHTYJE SA ME SHUME KOHE PER TE VAZHDUAR LOJEN E TIJE .
    PERSE NDERKOMBETARET NUKE E PARASHIKUNE KETE GJE ,APO JANE TE KORRUPTUAR.CFARE PERSHENDETI AMERIKA? CFARE U KRIJUA ,KURE NUKE E PASKA ATTE TE DREJTE PARLAMENTI?

  3. Oparaku says:

    Kev qe te mos mbetesh thate hajde rruaj topet e mia.Na fal me qe jame edhe i vjeter dhe i kame pak te vyshkura e do te dali pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje