Pse t’i takoj posti i presidentit LDK-së?

2 Dhjetor 2019, 16:55Politika TEMA

Nga Enver Robelli 

Pse t’i takoj posti i presidentit LDK-së?

Si ngushëllim që i humbi (sërish!) zgjedhjet?

LDK e ka bërë një gabim historik që e ka zgjedhur këtë president që e ka Kosova. Kjo zgjedhje ka qenë pasojë e pazareve politike. Ti president (H.Th.), unë kryeministër, dmth. Isa Mustafa.

Poshtë pazaret e tilla primitive! Respektojeni Kushtetutën që thotë se presidenti duhet të reflektojë unitetin e popullit. VV dhe LDK mund të gjejnë një kandidat të përshtatshëm nga radhët e tyre për president, por kur të vijë koha. 

Ministritë të ndahen përgjysmë (50:50), kryeministër shefi i VV-së, zëvendëskryeministre Vjosa Osmani. 

Nuk ka nevojë për zëvendëskryeministra të tjerë. Kryetar Parlamenti në dy vitet e para Kujtim Shala, në dy vitet tjera Glauk Konjufca. 

Ditën e mirë! Ose: Mund të luajnë poker partitë fituese të zgjedhjeve dhe të tallen me vullnetin e popullit për ndryshim, por nuk ka garanci se për këtë do të shpërblehen në të ardhmen. Kosovës i duhet një qeveri e re e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Tash. Menjëherë. 

Dhe kjo qeveri nuk duhet të merret me politika simbolike, por me punë konkrete. Jo përralla kinse patriotike, por punë për të hequr bërllokun. 

Domethënë: Përqendrim në spastrimin e sistemit. Korrigjim urgjent i gabimeve të qeverive të mëparshme. 

Angazhim i profesionistëve në poste të rëndësishme. Verifikim i shumicës se tenderëve dhe anulim i atyre që janë të dyshimtë. Ndërtim i një sistemi efikas të drejtësisë. 

Investim urgjent në arsim. Mbyllje urgjente e universiteteve e kolegjeve kriminale private. Spastrim i shërbimit diplomatik nga të paaftit dhe kriminelët. Mbyllje e “konsullatave të nderit” të Kosovës, të cilat janë çerdhe të spastrimit të parave. Vendosje e rregullit dhe profesionalizmit në mediat publike.

 Emërim i një bankieri profesionit nga diaspora perëndimore në postin e guvernatorit të Bankës Qendrore. Emërim i një shefi të ri, të papërlyer në funksionin e shefit të AKI-së dhe të Policisë së Kosovës. 

Dhe mijëra punë të tjera! A është e gatshme LDK për këtë fillim të mbarë? Nëse po, le ta lënë vajtimin për shkak se nuk doli e para. Nuk doli, sepse NUK E MERITOI! Por nëse qeverisë mirë, mund të dalë e para në të ardhmen.

1 komente në “Pse t’i takoj posti i presidentit LDK-së?”

  1. Iliria e bashkuar says:

    Mustafa nje anti shqiptare, kapricoz, i keq, i paafte dhe perfitues. Te vjen plasje me keta palaco.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje