Deputeti gjerman: Europa duhet t'i dërgojë mesazhe shprese Shqipërisë pas tërmetit

2 Dhjetor 2019, 13:45Politika TEMA

Deputeti i Bundestagut gjerman, Mark Hauptmann kërkoi që Europa t’i dërgojë mesazhe shprese Shqipërisë pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hauptmann shprehet se pas tërmetit, ai në krye të një delegacioni të Bundestagut gjerman ishte në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara.

“Shqipëria u godit nga tërmete te mëdha këtë javë. Unë isha në terren dhe evidentova dëmet. 50 njerëz vdiqën, mbi 600 u plagosën dhe mbi 2500 humbën shtëpitë e tyre. Si Europianë, ne tani duhet t’i dërgojmë një mesazh shprese Shqipërisë dhe Kryeministrit, Edi Rama”, nënvizon Hauptmann.

2 komente në “Deputeti gjerman: Europa duhet t’i dërgojë mesazhe shprese Shqipërisë pas tërmetit”

  1. Flamuri says:

    Z.Hauptmman!E veshtire qe europa te na ndihmoje.Asnjehere se ka bere.Gjithmone na ka lene ne balte Kete ka treguar historia.
    Mr.Haupmman!It’s difficult that europe can help us.Our history told us that europe let us in clay.

  2. Grand says:

    ” Mos u ngrys nga deshperimi
    nese jeta te zhgenjen,
    hesht ne diten e trishtimit
    Befas dita e Gazit vjen!
    Esenin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje