Ende pa marrëveshje me LDK-në për formimin e qeverisë, Kurti: Shkojmë në zgjedhje

8 Dhjetor 2019, 16:37Rajoni TEMA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti ka deklaruar se nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në për krijimin e koalicionit qeverisës, do të shkojnë në zgjedhje.

Në një intervistë për RTK, ai ka thënë se LVV-së do t’i konvenonte shkuarja në zgjedhje të reja, pasi pas fitores së 6 tetorit është rritur përkrahja për partinë e tij, por ai ka porositur se ky nuk është qëllimi i LVV-së.

“Jam i udhëhequr nga interesi i përgjithshëm, nga interesi shtetëror që kërkon sa më parë një udhëheqje qeverisëse nga LVV dhe LDK”, tha Kurti.

Ai ka thënë se në takime me kreun e LDK-së, nuk janë diskutuar emra të përveçëm për presidentin, por ia ka thanë se vendi ka emra të shumë dhe po ashtu ai ka thënë se duhet të flasin për strategjinë e një presidenti të parakohshëm. Por sipas tij, së pari është e rëndësishme të plotësohen pozitat e kryeministrit, kryeparlamentarit dhe 12 ministrave dhe pastaj të flitet për postin e presidentit.

4 komente në “Ende pa marrëveshje me LDK-në për formimin e qeverisë, Kurti: Shkojmë në zgjedhje”

  1. Pejani says:

    Z5 % ESHTE SHUME I VOGEL PER TE DOMBINUAR FORMIMIN E QEVERISE
    KU SHKOJE GJITHE AJO EUFORI E KURTIT SIKUR DO NDRYSHONTE BOTEN
    RAMA FITOJE I VETEM ME MBI 50 % …..
    TE FITOSHE ZGJEDHJET ESHTE NJE ETAPE TE QEVERISESH ESHTE ETAPE TJETER DHE ME E VESHTIRE E KUR KE FITUAR 25 % ESHTE ME MIRE MOS HYSHE NE QEVERI POR TE KERKOSHE ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME

  2. shqiponja e zezë says:

    Merrni leje edhe nga buzhala. Se mos nuk do.

  3. Albin me A të madhe says:

    Mos lësho pe z. Albin!Thyeju hundët matrapazëve spiunë e hajdutë!

  4. Genti says:

    Isa Mustafa eshte Berisha i Kosoves.Kur do pastrohet shqiptaria nga hijenat e shitura te Beogradi???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje