Komisioni Europian autorizoi sot shtatë shtete anëtare, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, të japin një ndihmë publike për të zhvilluar në BE sektorin e baterive elektrike, nëpërmjet një konsortiumi prej 17 kompanish.
“Investimet e shteteve të përfshira si Franca, Gjermani, Italia, Polonia, Belgjika, Suedia dhe Finlanda do të mundësojnë mobilizimin e pesë miliardë eurove shtesë në investime private”, thuhet në një komunikatë të Brukselit që i konsideron këto subvencione në përputhje me rregullat përsa i përket ndihmës shtetërore.
“Ndihma e autorizuar do të mundësojë garantimin që ky projekt i rëndësishëm të ecë përpara pa shtrembëruar konkurrencën në mënyrë abuzive”, theksoi komisionerja europiane e Konkurrencës, Margrethe Vestager, cituar në një komunikatë.
Ky projekt me rëndësi europiane të përbashkët (PIIEC) do të përfshijë 17 pjesëmarrës të drejtpërdrejtë nga çdo filial, si prodhuesi i makinave BMW apo kimistët BASF dhe belgun Solvay, por gjithahstu dhe kompani të vogla dhe mesatare (PME), disa prej të cilave janë të pranishme në disa shtete anëtare.