Gjueti shtrigash për Malën, Partizani humbi nga mesfusha e Lerdës

14 Dhjetor 2019, 10:13Sport TEMA

Partizani prishi ecurinë e pathyeshmërisë në derbi me Cobbinah që shënoi për 1-2 në minutën e fundit të ndeshjes. Një fitore e madhe për bardheblutë dhe për trajneri Ekbo që thyen tersin dhe u jep sinjale drejtuesve se mund të jetë tekniku i duhur për të drejtuar skuadrën.

Trajneri Franco Lerda nga krahu tjetër kishte bërë eksperimente me formacionin e tij dhe hodhi nga minuta e parë Alessio Hysenin dhe Romeron në mesfushë, në mungesë të Telushit të skualifikuar me karton dhe Malës, që e pa ndeshje nga stadiumi, as në tribunën kryesore.

Mungesa e shtatshkurtrit u ndje shumë, pasi të dy golat erdhën si pasojë e gabimeve të Arisoteles Romero u mor te Partizani për të bërë difernecën, por gabimet e tij i shkaktuar humbjen në derbi “Demave të kuq”.

Gjuetia e shtrigave ndaj Malës, ndoshta me të drejtë për shkak të mungesës së rinovimit, ndikoi dhe në përformancën e skuadrës në fushën e lojës. Drejtuesit nuk arritën të administronin këtë situatë si duhet dhe rezultatet u panë në fushën e lojës.

Mala ishte në stadium dhe festoi te goli i Bardhit. Mesfushori shtatshkurtër ndodhet në stadium si tifoz i thjeshtë, duket se klubi nuk i kishte rezervuar as biletë në tribunën kryesore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje