Pak orë para nisjes së ndeshjes derbi, klubi i Partizanit njoftoi se janë shitur 19.000 bileta, nga 21.690 vende që ka gjithsej stadiumi.
“Klubi njofton se vijon interesimi i jashtëzakonshëm për derbin Partizani – Tirana i cili luhet sonte në “Air Albania Stadium”. 19.000 bileta është deri më tani numri i biletave të shitura deri tani. Nxitoni për biletat e fundit që të jeni pjesmarës në Derbin Historik”, shkruan Partizani në një njoftim.
Të enjten, ditën që biletat dolën në shitje, pati një numër rekord të tyre. 17.500 bileta u shitën brenda disa orëve, ndërsa të premten ritmi i shitjes së biletave ka qenë më i vogël.
Megjithatë, vlen të theksohet se deri pak para nisjes së ndeshjes, në orën 19:00, biletat do të vijojnë të jenë në shitje. Pritet që ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës të ketë numër rekord tifozësh që ka pasur ndonjëherë ndonjë ndeshje e kampionatit shqiptar.
Mos i ka blerë kunati pēr astirasit dhe bën miting?