Kur të gjithë protagonistët e sportit në Shqipëri pretendojnë se futbolli ka pësuar rritje, UEFA raporton të kundërtën! Kampionati shqiptar vazhdon të humbasë terren në renditjen e përgjithshme të kampionateve dhe tashmë e sheh veten në vendin e 38, ndryshe nga sezoni i shkuar kur renditej në vendin e 36.
Eliminimet e klubeve shqiptare që në turet e para në Europë, ka bërë që të pësohet kjo rënie në klasifikim, teksa në vitet e fundit kemi pasur edhe vendin e 34.
Kjo tabelë e re e publikuar nga UEFA, tregon edhe një herë tjetër se niveli i futbollit në Shqipëri ka rënë ndjeshëm dhe jo më kot skuadrat janë ngjeshur në klasifikim teksa edhe në Europë ka qenë një dështim i vërtetë nga klubet tona.
Ndërkohë, kampionati i Kosovës ka pësuar një rritje të lehtë.
Ipko-Superliga e sheh veten me një pozicion të fituar duke u ngjitur tashmë në vendin e 52 në tabelën e përgjithshme.
Sezoni 2019-2020
Sezoni 2018-2019