Dita e derbit, ja cilët arbitra do vendosin drejtësinë

13 Dhjetor 2019, 10:47Sport TEMA

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana do të gjykohet me 6 arbitra në fushë, ku kryesor do të jetë Enea Jorgji.

Asistentë të tij do të jenë Denis Rexha dhe Rejdi Avdo.

Dojanto Myftari është arbitër i katërt, ndërsa arbitra të linjës, pas porte, do të jenë Juxhin Xhaja dhe Kridens Meta.

Takimi mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet sot në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Pas sfidës së Kombëtares, ky impiant pritet që të mbushet për herë të dytë plot, për të shijuar ndeshjen më të rëndësishme të futbollit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje