Shkëlzen Gashi gjen ekip, gati firma deri në vitin 2023!

12 Dhjetor 2019, 18:23Sport TEMA

Ruedi Kuhn, reportieri dhe gazetari i AZ, e përditshme zviceriane, ka zbuluar një prapaskenë merkatoje.

Shkëlzen Gashi, sipas tij, ka firmosur teorikisht me Aarau, skuadra e kategorisë së dytë zviceriane dhe që synon të ngjitet në elitë, edhe pse ndodhet në mes të renditjes.

“Mendoj se do të firmosë deri në vitin 2023, sipas asaj që më kanë referuar”, tha gazetari.

Shkëlzën Gashi, ish-futbollisti i Shqipërisë, pas aventurës në Amerikë me Colorado Rapids, ka mbetur pa skuadër dhe është stërvitur veçmas, ndaj duhet ende të kapë formën të mirë.

Gashi ka luajtur me Grasshoppers dhe Basel.

Gashi ishte edhe në listën e dëshirave të Tramezzanit, që është zgjedhur trajner te Livorno në Serie B.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje