VIDEO: I frikësuar deri në palcë, Ronaldo shfryn ndaj tifozit që e kapi për qafe

12 Dhjetor 2019, 10:33Sport TEMA

Cristiano Ronaldo u irritua pas masë, pasi u frikësua deri në palcë, teksa një tifoz hyri në fushë dhe deshi ta përqafonte atë, në fund të ndeshjes ndaj Bayern Leverkusen, të mërkurën në mbrëmje.

Tifozi iu afrua nga pas dhe e kapi për qafe, teksa u përpoq të bënte një “selfie” me të, pasi ra bilbili përfundimtar i fitores 2-0 të Juventusit në Gjermani.

Fansi u neutralizua menjëherë nga një punonjës sigurie, që e ndoqi nga pas, ndërsa Ronaldo u ndie i ligështuar dhe fërkonte qafën me dorë.

Ylli portugez u shfaq mjaft i irrituar, duke bërtitur: A je i çmendur?

Në fakt ishte hera e dytë, që Ronaldo u vu në shënjestër të një “pushtuesi” të fushës, pasi e kishte shmangur këtë situatë më herët, në lojë.

CR7 e filloi si titullar ndeshjen, duke shënuar njërin nga golat e fitores së bardhezinjve, që e mbyllën në krye të grupit D.

1 komente në “VIDEO: I frikësuar deri në palcë, Ronaldo shfryn ndaj tifozit që e kapi për qafe”

  1. SHKELZENI says:

    C’ TE KEQE KA BERE TIFOZI QE U NDJE KEQE PORTUGEZI
    AI E RRESPEKTOI DHE BERI SAKRIFICE PO PORTUGEZI NGA VARFANJUK KTHEHESH I PASUR DHE TE DUKET VETJA NDRYSHE .
    RONALDO I JATI ALKOLIK E EMA PASTRUSE KU E GJETI KULTUREN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje