Atalanta e Berat Gjimshitit bën mrekullinë në Champions

11 Dhjetor 2019, 21:08Sport TEMA

Dukej sikur ëndrra e ekipit italian të Atalantës, për të kaluar në raundin e dytë të Champions League, kishte përfunduar pas rezultateve zhgënjyese që kishte marrë në 3 ndeshjet e para të grupit, por djemtë e Gasperinit besuan deri në fund dhe ia arritën të bëjnë mrekullinë.

Zikaltërit kaluan në raundin tjetër të Champions, pasi mundën jashtë fushës së tyre ukrainasit e Shakhtar Donetske me rezultatin 0-3, gola të cilët u shënuan në pjesën e dytë të takimit.

Ekipi italian ishte vendosur mirë në fushë dhe priti momentin e duhur për të rrëzuar në tapet Shakhtar në minutën e 66 të takimit me një gol të shënuar nga Castagne. 14 minuta më vonë erdhi dhe dyfishimi i rezultatit me anë të Luc Castagne. Goli i tretë u shënua nga Gosens në minutën e 95.

Atalanta i duhej për të kaluar turin dhe humbja e Dinamos së Zagrebit në shtëpi përballë Manchester City-t të kualifikuar dhe britanikët iu bën një dhuratë italianëve duke i mundur kroatët me rezultatin 1-4.

1 komente në “Atalanta e Berat Gjimshitit bën mrekullinë në Champions”

  1. Fortunato says:

    Kualifikimi i Atalantes ishte e merituar fal enje koletiv per tu admiruar si dhe kampionatin e serise A po tregojne nje futboll dinjitoz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje