Milani “hedh grepat” për talentin me klauzolë 150 mln euro

11 Dhjetor 2019, 17:06Sport TEMA

Milani po tenton të transferojë një tjetër talent francez për të forcuar mbrojtjen.

Pas Théo Hernandez, i cili është nja nga të vetmit që po jep shpresat te kuqezinjtë, drejtuesit e Milanit po synojnë transferimin e 19-vjeçarit të Barcelonës Jean-Clair Todibo.

Te Barcelona, Todibo nuk po gjen hapësira, edhe pse një natë më parë luajti 90 minuta në fitoren e katalanasve ndaj Interit në “San Siro”.

Për këtë arsye, Sportmediaset nuk e quan një mision të pamundur këtë transferimin me të cilin është angazhuar Maldini edhe pse lojtari ka një klauzolë 150 milionë euro me Barcelonën.

Kuqezinjtë janë duke studiuar formulën me të cilën mund të transferojnë që në muajin janar në mbrojtësin në Milano, të paktën kështu shkruan “Diario Sport”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje