VIDEO/ Partizani ndez derbin përballë Tiranës: Kampionët gati për të sunduar sërish kryeqytetin

11 Dhjetor 2019, 14:30Sport TEMA

Të premten luhet në impiantin e ri Kombëtar “Air Albania Stadium”, derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Një sfidë tejet e rëndësishme jo vetëm për ecurinë e skuadrave në kampionat por edhe për rivalitetin e prodhuar në fushë.

Klubi i Partizanit ka nisur provokimet e para kundrejt rivalëve të tyre, teksa në faqen e tyre zyrtare kanë postuar edhe një video, e shoqëruar me fjalët: “ Kampionët gati për të sunduar sërish kryeqytetin”.

Kjo nisur edhe nga fakti se Tirana tashmë ka mbushur pesë vite pa triumfuar ndaj të kuqve, dhe rivalët e tyre nuk humbasin rastin pa thumbuar bardheblutë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje