Derbi historik Partizani-Tirana, policia nuk merr përsipër ndarjen e tifozerisë

11 Dhjetor 2019, 12:35Sport TEMA
Derbi historik Partizani-Tirana, policia nuk merr përsipër ndarjen e

Ndërkohë që më datë 13 pritet të luhet derbi i solidaritetit Partizani-Tirana; policia nuk e merr përsipër derbin për ndarjen e tifozerisë.

Skuadra pritëse Partizani ka vendosur që tribuna në krahun jugor pas porte, nga krahu ku ndodhet hotel Sheraton të jetë për tifozët e Tiranës dhe tribunat e tjera përfshirë edhe atë me emrin “Fatmir Frashëri”, një nga ikonat e skuadrës Bardh e Blu të jenë tifozët e Partizanit.

Për këtë ndarje as klubi i Tiranës nuk është dakord dhe ka këkuar krahun ku kanë qëndruar gjithmonë tifozët e Tiranës nga qyteti që është krahu verior.

Pritet që të gjendet një zgjidhje për ndarjen e tifozerisë dhe që të dakordësohen të dy klubet dhe Policia.

1 komente në “Derbi historik Partizani-Tirana, policia nuk merr përsipër ndarjen e tifozerisë”

  1. Wth says:

    Cpune ka policia, aq me shume me ndarjen e tifozeve..?!
    Duhet te jemi i vetmi vend qe akoma klubet nuk i organizojne vete ndeshjet dhe kerkojne policine..
    Me e bukura eshte se gazetari e ve edhe ne titull …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje