Situatave të vështira që po kalojnë klubet shqiptare sa i takon anës financiare i është shtuar edhe Skënderbeu.
Lojtarët korçarë nuk dalin në stërvitje si shenjë revolte për rrogat e pamarra.
Prej ditësh në klubin korçar ishte paralajmëruar, por lojtarët prisnin reagimin e presidentit Ardjan Takaj dhe nuk kërkonin që të jepnin lajmin për ultimatumin që kishin vënë sa u përket rrogave.
Duket durimi ka sosur dhe lojtarët i kanë komunikuar trajnerit Ilir Daja se nuk duan të dalin në stërvitje, pasi klubi nuk i ka paguar.
Tekniku është munduar t’i qetësojë, por futbollistët kanë qenë të vendosur për të mos dalë në fushë. Tashmë pritet reagimi i presidentit Takaj.
ska me ndeshje per te shitur dhe automatikisht ska. me rroga, bye bye korcar rrotkar.