Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka zhvilluar ditën e hënë, në ambientet e FSHF, datë 9 dhjetor 2019, një analizë vjetore në lidhje me ekipet përfaqësuese të Shqipërisë.
Presidenti Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku kanë thirrur në këtë analizë vjetore Drejtorin Teknik Dzemal Mustedanagic dhe të gjithë trajnerët e ngjyrave kuqezi, sëbashku me teknikët e femrave dhe grupmoshave të Shqipërisë.
Drejtuesit më të lartë të FSHF bënë një përmbledhje dhe shprehën pakënaqësinë për rezultatet sidomos të U-17 dhe U-19 ku pritshmëritë e FSHF ishin më të mëdha.
Në analizë u diskutuan disa çështje që kanë çaluar gjatë kësaj periudhe. FSHF do të vendosë në një moment të dytë për rikonfirmimin në detyrë ose jo të trajnerëve.
Ka nje mentalitet qe perkrahet per fat te keq edhe nga medja qe ekipet e moshave jane per te nxjerre elemente per ekipin e pare. Se pari objektivi i cdo ekipi duhet te jete te fitoje. Elementet behen dhe dalin nga ekipet me mendesi fituesi. Humbja e ndeshjes dhe mosarritja e nje objektivi domethenes ne cdo aktivitet duhet te trajtohet si e tille per cdo lojtar dhe trainer.