WADA e penalizon, Rusia "falet" nga FIFA

10 Dhjetor 2019, 09:21Sport TEMA

Rusia do të jetë vendi mikpritës për kompeticionet e planifikuara deri më tani, pavarësisht vendimit të WADA.

Është ky konfirmimi që vjen nga presidenti i nderit në Federatën e Sportit në Rusi, Viacheslav Koloskov, i cili shton se dënimi nuk ndikon aspak në ndeshjet pritëse të Euro 2020 dhe finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2021.

“Ky vendim nuk ndikon në zhvillimin e ndeshjeve për Euro 2020 ose finalen e Ligës së Kampionëve në asnjë mënyrë. Vendimi i WADA nuk ndikon aspak në vendimet e UEFA-s,” tha për mediat ruse, Koloskov.

Agjensia anti-doping për Sport sanksionoi Rusinë me një pezullim katër vjeçar për manipulime në Laboratorin e Moskës, e cila do t’i lërë ata jashtë Lojërave Olimpike të Tokios (2020) dhe Olimpiadës Dimërore të Pekinit (2022) . Ndërkaq, FIFA do të vendos nëse Rusia do të mund të marrë pjesë në Kupën e Botës 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje