Tirana në kaos para derbit, largohet trajneri Julian Ahmataj

9 Dhjetor 2019, 18:44Sport TEMA

Jualian Ahmataj nuk do të jetë më trajneri i skuadrës së Tiranës, duke u larguar nga drejtimi i bardhebluve pas disfatës së pësuar këtë javë me shifrat 1-3 ndaj skuadrës së Kukësit në “Selman Stermasi”.

Në prag të derbit të kryeqytetit që do të luhet të premten kundër Partizanit, drejtuesit e 24 herë kampionëve të vendit kanë vendosur që skuadrën në këtë përballje ta drejtojë, Emanuel Egbo, që është trajner i portierëve.

Pas derbit të kryeqytetit presidenti Refik Halili pritet që të vendosë se kush do të marrë drejtimin e bardhebluve që nuk po kalojnë një periudhë pozitive në këtë sezon, pavarsisht përforcimeve të kryera gjatë merkatos së verës.

Pas javës së 14-të, Tirana renditet në vendin e 8-të në renditje me 19 pikë të grumbulluara.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje