Partizani-Tirana, derbi i “të plagosurve”, më 13 dhjetor në “Air Albania”

9 Dhjetor 2019, 11:17Sport TEMA

Të plagosur në derbi, luhet më 13 dhjetor, ora 19:00, në luksin e impiantit modern “Air Albania”.

Kapaciteti prej më shumë se 21 mijë vendesh heq stresin e pamundësisë së gjetjes së një bilete për tifozët e të dyja skuadrave.

Por Partizani dhe Tirana nuk shkojnë në këtë derbi të dytë sezonal ashtu siç do të donin.

Të kutë u mposhtën 2-1 në “Adush Muça” nga Bylisi dhe tani ndiejnë më shumë se kurrë dihatjen e Kukësit.

Ishin pikërisht verilindorët, nënkampionët e sezonit të kaluar, që i shkaktuan një traumë të vërtetë Tiranës para derbit.

Partizani nuk do të ketë në përbërje për sfidën me bardheblutë Bruno Telushin, i ndëshkuar më karton të kuq ndaj Bylisit, por as bardheblutë nuk janë më mirë, pasi Ahmataj nuk do të ketë në dispozicion as Cale e as Dungën, po për arsye pezullimi, pasi kanë plotësuan numrin e kartonëve të verdhë për të munguan në takimin e radhës.

Në dyshim janë Tefik Osmani, Edon Hasani dhe Cobbinah, që u detyruan të lënë para kohe ndeshjen për shkak të probleme fizike.

Përtej mungesave dhe problemeve që kanë ekipet respektive, derbi mbetet derbi, mund të shërbejë për të shëruar plagët e për t’u katapultuar, por mund të shkaktojë një tërmet të fuqishëm, “magnituda” e të cilit mund të rrëzojë “stola”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje