Tifozët e Barcelonës e kanë nisur ditën me një lajm të keq. Mesfushori Arthur Melo nuk luajti në ndeshjen kundër Mallorcas dhe u lajmërua i dëmtuar nga klubi katalanas.
E vërteta është ndryshe, pasi braziliani nuk ka ndonjë dëmtim fizik si shkak i futbollit, por është diagnostikuar me sëmundje seksualisht të transmetueshme.
23-vjeçari është prekur nga Gonorrhea dhe me shumë mundësi do të qëndrojë disa javë pushim. Ilaçet për kurimin e kësaj sëmundjeje nuk janë të lejuara nga testet anti-doping dhe Barcelona nuk do të rrezikojë.
Gazetari Andreu Ginola ka bërë me dije se futbollisti vuan nga kjo infeksion seksual.
“Arthur Melo nuk luajti kundër Mallorcas është për shkak të një infeksioni seksual që ka marrë.
Klubi lajmëroi se ai mungoi për shkak dëmtimi, por Ginola shkruan se është diagnostikuar me Gonorrhea.
Kjo do të thotë se Arthur mund të mungojë për disa javë, ilaçet për shërimin e Gonorrheas përmbajnë substanca që mund të kapen nga kontrollet anti-doping dhe nëse del pozitiv, mesfushori mund të pezullohet për disa muaj”.