Edi Reja në krye të Napolit? Trajneri italian sqaron gjithçka

8 Dhjetor 2019, 16:27Sport TEMA

Në ditët e fundit është folur shumë për një emërim të mundshëm të trajnerit Edy Reja në krye të Napolit.

Momenti i vështirë që po kalon në kampionatin italian, mund të sjellë vendimin e De Laurentiis për të shkarkuar Carlo Ancelottin.

Gjithsesi trajneri i kombëtares sonë ka vendosur që të mohojë zërat në një prononcim që ka dhënë për “Radio Kiss Kiss Napoli”.

“Nuk kam asnjë kontakt me Napoli. Është një moment i vështirë, që dallohet, edhe pse dje isha i pranishëm në stadium.

Jam i sigurt se Ancelotti do të dalë nga kjo situatë me anë të njohurive dhe përvojës që ka.

Do të jem në San Paolo vetëm për të përshëndetur Hamsik”, deklaroi Reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje