Arkitekti italian flet për stadiumin e ri në Shqipëri: Një model për kulturën italiane që të reflektojë

7 Dhjetor 2019, 21:15Sport TEMA

Arkitekti italian, Marko Kasamonti, ndërsa foli për ndërtimin e stadiumit të ri në Shqipëri, “Air Albenia Stadium”, tha se ai do të ishte një model i përshtatshëm edhe në Itali.

Në “Rai 2”, ndërsa po diskutohej për gjendjen e keqe të stadiumeve në Itali dhe pengesat në procedura për ndërtimin e një stadiumi të ri, Kasamonti tregoi se si “Air Albania Stadium” u ndërtua për vetëm 3 vite.

Stadiumi është projektuar, ka zhvilluar praktikat e tiij burokratike dhe ndëruar brenda tre viteve. 

Ky është fakti i jashtëzakonshëm. Ky është një model dhe për kulturën italiane që të reflektojë sepse ne kemi 40 stadiume në Itali që janë në pronësinë e bashkive, që nuk restaurohen dhe që shpeshherë janë në kushte të këqija. 

Ky është një model funksionaliteti dhe efiçence por edhe nga pikëpamja teknologjike përbën një standard të ri me të cilin duhet të përballemi”, tha arkitekti italian.

2 komente në “Arkitekti italian flet për stadiumin e ri në Shqipëri: Një model për kulturën italiane që të reflektojë”

  1. Na myten baxhellat says:

    Italianet nuk jane karna qe te heqin dore nga prona e tyre publike.
    Ta kerkoje kete ne Itali e mbyllin ne cmendine por keta vijne ketu dhe gjejne shesh dhe bejne pershesh. Stefano Boeri i Timonierit ishte kunder shkaterrimit te San Siros sepse “ka shume emocione aty” kurse per Qemal Stafen nuk i plaste shume trapi. Paraja eshte me e rendesishme.

  2. Kuq e zi says:

    Termeti na hapi edhe me shume syte
    Imagjinoni kullen te stadiumi gjate nje ndeshje ku rrezohet nga termeti cili do ishte bilanci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje