Tirana ndodhet në një krizë dhe shkon për derbin ndaj Partizanit në momentin më të keq.
Në ditën e sotme ka ardhur humbja me rezultatin 1-3 ndaj Kukësit në shtëpi.
Megjithëse në pjesën e parë e mbyllën në avantazhin 1-0 dhe pritej që bardheblutë të mos dilnin nga pikë nga shtëpia e tyre.
Por për të shkatërruar psikologjinë e Tiranës dhe portierit, ka menduar Shkurtaj.
Nëpërmjet një panenka të shpikur prej tij dhe disi të çuditshme, ka ardhur goli i barazimit.
Pak më vonë do të ishte një super Enis Gavazaj që do të gjente golin e dytë, ndërsa mbrojtja e kundërshtarit ishte në gjumë.
E si për të rënduar disfatën mendon Kristal Abazaj me një gol nga goditja e dënimit. “Ia kemi marrë dorën Tiranës”, do të shprehej Safet Gjici përpara ndeshjes, me një deklaratë disi të guximshme.
Por pas kësaj, mund të dëgjojmë të tjera fjalë nga presidenti i Kukësit.
Dhe refik halili pavaresisht se te gjithe tallen me te dhe fanellen e tirones duke deklaruar se ja kane marre doren tirones so gaz demi dhe safet gjici, riti vazhdon te jete ende president i tirones ?? botoje meri partizoni i edvin rames