Edoardo Reja te Napoli? Ky veprim i shton dyshimet edhe më shumë

7 Dhjetor 2019, 14:52Sport TEMA

Edoardo Reja është një prej kandidatëve për të marrë drejtimin e Napolit deri në fund të sezonit.

Në Itali janë të sigurt që ndeshjet kundër Udinese dhe Genk në Champions League janë vendimtare për të ardhmen e trajnerit Carlo Ancelotti.

Nëse nuk merren rezultatet e duhura, atëherë pritet shkarkimi i tij.

Fatura financiare shkon në rreth 500 mijë euro, pasi në kontratën e Ancelottit me Napolin është e parashikuar diçka e tillë në rast se vendoset ndërprerja e bashkëpunimit para kohe. “gonfialarete .com” shkruan se Reja pritet që të jetë në stadium në sfidën e sotme kundër Udinese, si dhe të martën kur do t’i japë një çmim sllovakut Marek Hamsik.

Normalisht aludimet që e lidhin atë me Napolin shtohen, ndërkohë që edhe vazhdimi i bashkëpunimit me Shqipërinë ende nuk është konfirmuar.

Ka një akord mes palëve, por një aventurë deri në fund te sezonit me Napolin mund ta ngacmojë Rejën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje