E konfirmuar, Eden Hazard mungesa e madhe në "El Clasico" kundër Barcelonës

5 Dhjetor 2019, 18:28Sport TEMA

Eden Hazard do të jetë mungesa e madhe e Realit të Madrid në El Clasico. Futbollisti belg ka pësuar një dëmtim në kavilje në takimin ndaj PSG në Champions dhe sipas stafit mjekësor të klubit të “Los Blancos” do të mungojë edhe në duelin plot rivalitet kundër Barcelonës.

Situata është edhe më e rëndë, pasi periudha e riaftësimit do të zgjasë nga 4 deri në 6 javë.

Vetë stafi mjekësor i klubit madrilen konfirmoi lajmin përmes një komunikate, në të cilën sqaron se, pas testeve mjekësore të kryera, Hazard e ka të pamundur të rikthehet në fushën e blertë përpara afateve të caktuara nga mjekët.

Në momentin e parë u raportua se dëmtimi kërkonte jo më shumë se 10 ditë për t’u lënë pas, por realiteti rezultoi më i hidhur.

Një mungesë e rëndësishme në radhët e Realit të Madridit, për më tepër që kalendari për “Los Blancos” parashikon sfida tepër të vështira.

Fillon me Espanyolin, për të vijuar me Valencian, “El Clasicon” kundër Barcelonës, Atheltic Bilbaon dhe Getafen.

Prania e Hazard mbetet e dyshimtë edhe në sfidën gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, kundër Valencias.

2 komente në “E konfirmuar, Eden Hazard mungesa e madhe në “El Clasico” kundër Barcelonës”

  1. Barca says:

    Njelloj do te rrihen. Te mos i ngelet merak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje