Gianni De Biasi në mbështetje të Shqipërisë, për të kapërcyer tragjedinë e tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima dhe me qindra të plagosur.
Nëpërmjet një video-mesazhi të postuar në Facebook, ish-trajneri i kuqezinjve fton miqtë e tij italianë në grumbullimin e fondeve për të prekurit nga tërmeti.
“Përshëndetje të gjithëve! Miqtë e mi të “Bici E Solidarieta’ Carovigno” organizojnë të shtunën, më 14 dhjetor, një takim bamirësie në favor të njerëzve të goditur nga tërmeti në Shqipëri.
Ju ftoj të merrni pjesë sa më shumë, për të dhënë edhe ne kontributin tonë. Edhe një herë faleminderit dhe forca Shqipëri!”
Kultura e Mirenjohja jane pjes e Kultures se popujve te Civilizuar
dhe Italiani De Biasi s’mund te bej pejashtim ne kte Princip te Botes se Civilizuar .
Faleminderit i paharruari De Biasi nji nga te Paret qe ngrite Kombetaren Shqiptare
ne Nivele Europiane .
Shqiptaret nuk te harrojne kurr ,te kan ne zemer e urojne cdo te mire ,sepse
rrespektojn qytetarine e sinqeritetin tuaj si Person…
Grazie Grande Alenatore di Nationale d’Albania
Respekt dhe mirnjohje per kete figure kaq te dashur per te gjithe ne. Bravo Gianni ? sei grande :-).