Motra e Cristiano Ronaldos i kthehet Van Dijk me argumente, pas ironisë së tij për të vëllanë

3 Dhjetor 2019, 11:42Sport TEMA

Në fillimin e ceromonisë së ‘Ballon d’Or’, Virgil Van Dijk deklaroi me shaka se Cristiano Ronaldo nuk është një rival për fitimin e çmimit prestigjoz.

Jo të gjithë e kanë pritur mirë shakanë e holandezit, sidomos motra e portugezit, Katia, e cila ka reagur ndaj Van Dijk.

Motra e Ronaldos ka shkruar në Instagramin e saj një listë të gjatë, ku rreshton sukseset e vëllait të saj.

“E shikon i dashur Virgil, Ronaldo është shpallur tre herë kampion në kampionatin ku ti po luan, ndërkohë që ti ende nuk e ke prekur me duart e tua atë trofe.

Ai ka qenë lojtari më i mirë në kampionat edhe pse shumë më i vogël se ty, meqë ra fjala.”

Ajo vazhdon me ironinë e saj ku e thekson se Virgil duhej ti mendonte mirë fjalët e tij.

“Më pas ai shkoi në Madrid, ku të mundi dhe ty në finalen e Championsit. Ndërsa si këto topat, ai ka 5 Virgil.

Dhe desh harrova, ai me shokët e tij e thërmuan ‘portokallen’ tuaj( i referohet fitores së Portugalisë kundër Holandës në ‘Nations League’.

Dhe për ta mbyllur Virgil, edhe në vitin e tij më pak të suksesshëm, ai ka fituar më shumë trofe se ty,” mbyll shkrimin motra e Cristianos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje