Për Milot Rashicën nuk kishte mënyrë më të mirë për të nderuar viktimat e tërmetit që goditi Shqiëprinë sesa duke i bërë pjesë të një fitoreje të rëndësishme të Verder Bremen në Bundesligë.
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, ka shënuar sot 2 gola në fitoren 3-2 ndaj Volfsburg duke I dhënë suksesin ekipit të tij, në të dy rastet duke festuar me simbolin e shqiponjës dhe pastaj me gishtat drejt qiellit, një mesazh që nuk ka nevojë për interpretim.
“Është një situatë shumë e trishtë për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe Shqipëri”, tregoi Rashica pas ndeshjes për mediat gjermane të cilave u shpjegoi se atë festim e kishte bërë pikërisht për të kujtuar viktimat e tragjedisë.
“Ne po mundohemi që të mbështetim dhe ndihmojmë njëri-tjetrin, nga Kosova, nga Shqipëria, nga kudo.
Unë jam shumë krenar për atdheun tim dhe shpresoj që ditët e mira do të kthehen përsëri”, ishin fjalët e Rashicës.
bravo patrioti ngelet patriot dhe me taban,jo si keta horrat qe kemi kerkojne te fitojne kredo politike edhe nga te vdekurit,pty rrace e keqe
Perveç shqiponjave qe ben ti atdheu yt ka nevoje edhe per nje ndihme finaciare, nderto nje shtepi si Bepe Rexha edhe ato shqiponjat te kane me lezet pastaj