Liverpooli nuk di të ndalet në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp kaloi me shifrat 2-1 Brighton në Anfield Road dhe preku kuotën rekord të 40 pikëve në vetëm 14 javë kampionat.
Tashmë Liverpooli është +11 nga Manchester City kampion në fuqi dhe do të përpiqet ta ruajë me fanatizëm këtë epërsi deri në fund të kampionatit.
Heroi i ndeshjes për The Reds ishte qëndërmbrojtësi holandez Virgil Van Dijk autori i dy golave që u realizuan të dy me kokë pas krosimeve të Alexander-Arnold.
Në fund Liverpooli ja ndërlikoi gjërat vetes pasi në të 76-ën portieri Allison u ndëshkua me karton të kuq duke humbur derbin ndaj Evertonit ndërkohë që në të 79-ën, Brighton ngushtoi shifrat me Dunk por vetëm kaq në këtë sfidë. Në mënyrë surprizuese pësoi humbjen e dytë rresht Chelsea i Lampard që u mposht në Stamford Bridge në derbin londinez nga West Ham me shifrat 0-1.
Golin e vetëm të sfidës për skuadrën e Pellegrinit e realizoi Cressëell. Mori fitoren e dytë radhazi me të njëjtat shifra në Premier League Tottenham që mposhti 3-2 në shtëpi Bournemouth duke përfituar nga disfata e Chelsea-t dhe duke u ngjitur përkohësisht në vendin e 5-të me 20 pikë.
Me Jose Mourinhon në stol, gjelat e Londrës kanë kapërcyer menjëherë nga vendi i 14-të në pozicionin numër 5. Në fitoren ndaj Bournemouth për Spurs-at realizuan dy herë Dele Alli dhe njëherë Sissoko, ndërkohë në mënyrë identike si në sfidën e një jave më parë ndaj West Ham, Bournemouth realizoi dy herë në minutat e fundit me Wilson që ngushtoi shifrat në 3-2. 3 ndeshje dhe 3 fitore për Mourinhon mes kampionatit dhe Championsit me Tottenham që ka ndryshuar menjëherë fytyrë me portugezin në stol.