Sulmuesi ganez i Teutës rrëfen sprintin e jetës: Ia hodha, por tërmeti më ka tronditur!

30 Nëntor 2019, 17:26Sport TEMA

Abdul Basit Khalid la në verë Prishtinën dhe u transferua te Teuta, ku ende nuk ka shënuar asnjë gol në kampionat.

Normalisht edhe në media nuk ka qenë prezent, përveçse kur trajneri Bledi Shkëmbi është pyetur për krizën e golave që ai po kalon së bashku me Darko Nikac.

Të dy sulmuesit kanë folur së fundmi, pas tërmetit që goditi Durrësin para tre ditësh.

Sulmuesi ganez tregon momentin e vështirë që kaloi. “Tërmetin sigurisht që e kam ndjerë dhe më ka tronditur, mirëpo unë fatmirësisht nuk jam lënduar”, tregon fillimisht Khalid për “Gazetaolle.com”.

Më pas ai shton: “Atë mbrëmje, unë dola me shpejtësi pas tërmetit dhe më pas qëndrova jashtë. Kam qëndruar vazhdimisht me shokët e skuadrës.

Ditët e fundit nuk i kam kaluar në Durrës, pasi tërmetet kanë qenë të njëpasnjëshme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje